E trishte! Tr*gjedia në Shkodër, kush ishte kapiteni hero i anijes që dha jetën për të shpëtuar dy turistë

Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e kësaj të marte pasi është mbytur në Liqenin e Shkodrës. Mësohet se viktima me Arben Alamani, është futur në liqen për të shpëtuar dy turistë që po mbyteshin por fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa policia vijon kërkimet për trupin e 51-vjeçarit.

Sipas raportimeve, Arben Alamani 51 vjeç, ishte kapiteni i anijes turistike të Bashkisë Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas kësaj ngjarje tragjike, ka reaguar Bashkia e Shkodrës, e cila pasi shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit, vlerëson aktin guximtar të kapitenit, i cili dha jetën e tij për të shpëtuar të tjerët.

“Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Alamani, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.

Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës.

Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë” – shkruhet në mesazhin e Bashkisë Shkodër.