Gazetari Harlicaj takon babain e Martin Canit: Zbulon detajet, ja cfarë po përgatit për kujtimin e të birit

Gazetari Eraldo Harlicaj tregon se ka takuar dje babain e Martin Canit, të riut që u vra me thikë në Tiranë pas një sherri mes adoleshentësh, dhe zbulon detaje nga projekti i familjes për ta kthyer në muze katin e parë të shtëpisë.

Sipas tij, babai Angel Cani i ka thënë se gazetarit se dëshirojnë që kati i parë i shtëpisë të kthehet në një qendër multifunksionale.

“Me një forcë për tu admiruar, prindërit e Martinit, duan që me ndërtimin e këtij ambienti, jo vetëm të kujtojnë djalin e tyre, por të japin dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë e tjerë që të qëndrojnë larg problemeve. Angeli e ka kthyer në mision diçka të tillë”, shkruan Eraldo Harlicaj.

Për të gjitha detajet, mund të ndiqni dhe profilin në Instagram, martincani.al, të menaxhuar nga familja. Në websiten e krijuar (https://martincani.al/site/) do të gjeni projektin e detajuar dhe mënyrat e kontaktit, nëse keni dëshirë të arrini te familja.

“Ndërkohë, “lufta” për drejtësi vazhdon në dyert e Gjykatës së Tiranës. Të gjithë personat e përfshirë në ngjarje, qofshin individë apo zyrtarë, duhet të mbajnë përgjegjësi”, përmbyll gazetari, i cili ditë më parë publikoi një video ekskluzive nga ngjarja ku humbi jetën Martin Cani.