E bujshme/ Noterja që kontrollon klanin e bixhozit në Tiranë, nxjerr jashtë lojë edhe Tom Doshin

Korrupsion me miliona euro dhe disa fakte për SPAK-un…

Për herë të parë, në hierarkinë e grupeve kriminale të lojërave të fatit dhe pastrimit të parave në Tiranë, është ngjitur një grua.

Ajo është Sanja Telhallari, e njohur si noterja e krimit në Tiranë, një nga personazhet më me influencë në polici, prokurori dhe gjykata.

Me aktivitet në dhënie parash me fajde, lojëra fati, pastrim parash, call centera, noterizime, ndërmjetësime etj., zonja Telhallari posedon një pasuri me vlerë miliona euro, ndërsa dyshohet se drejton një prej klaneve më të fuqishme të lojërave të fatit të paligjshme në Tiranë.

Nga një verifikim në TIMS-s dhe regjistrat pasurorë, vetëm për bileta avioni VIP, noterja e krimit ka shpenzuar qindra mijëra euro, para pa burim të ligjshëm, ndërsa vetëm vlera e makinave G-Class dhe makinave të tjera luksoze është mbi 1 milionë euro.

Disa vila në Rolling Hills dhe zyra e noterisë, kanë një vlerë disa milionë euro, me burim aktivitetin kriminal; fajde, call centra, ndërmjetësime korruptive, pastrim parash, lojëra fati etj.

Guximi i Arjan Telhallarit, i cili doli disa javë më parë me automatik në dorë nëpër Tiranë duke kanosur menaxharin e llotove të Tom Doshit, Lendi Palajn, buron pikërisht tek fuqia e Sanja Telhallarit.

Arjan Telhallari është babai i zonjës Sanja Telhallari. Lorenco Telhallari, i cili u konflitua me menaxherin e Tom Doshit për territorin e lojërave të fatit, është vëllai i noteres, e cila u ekspozua në media kur tentuan t’i rrëmbenin makinën ‘G Class’ dy vite më parë, me vlerë mbi 200 mijë euro.

Arjan dhe Lorenco Telhallari veprojnë nën hijen dhe mbrojtjen e Sanja Telhallarit.

Aktiviteti i tyre kriminal konsiston në dhënie të shumave të mëdha parash me fajde dhe lojëra fati të paligjshme. Pasuria e tyre është dhjetëra milionë euro.

Kur Arjan dhe Lorenco Telhallari u shpallën në kërkim disa ditë më parë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Sanja Telhallari arriti t’ua mbyllte dosjen për disa ditë. Ajo i telefonoi fillimisht prokurorit të çështjes, duke e udhëzuar që të shkruante në dosje se babai dhe vëllai i saj kishin qenë të dehur dhe të kërkonte lirimin e tyre sapo të dorëzoheshin.

Më pas caktoi gjyqtarin e çëshjtes, të cilit i shkroi vendimin e lirimit në bazë të kërkesës së prokurorit. Dhe ashtu ndodhi.

Arjan dhe Lorenco Telhallari u dorëzuan, policia e Ilir Prodës që komandohet nga Ylli Cara bëri sikur i arrestoi, prokurori kërkoi lirimin nga qelia dhe gjyqtari firmosi vendimin. E gjithë procedura është bërë nga zyra e noterisë së Sanja Telhallarit.

Sot burgjet janë mbushur plot me njerëz të arrestuar me një cigare hashash dhe për vjedhje ordinere, Arjan Telhallari doli me kallash nëpër Tiranë, hyri dhe doli nga burgu sikur hynte në një kafe.

Sanja Talhellari kontrollon shumicën e komisariateve në Tiranë. Disa evidenca tregojnë se zonja Sanja Talhellari i urdhëron shefat e komisariateve në telefon si të ishin kamarierë. Disa ngjarje kriminale të Arjan dhe Lorenco Telhallarit janë mbuluar dhe nuk janë raportuar nga policia me ndërhyrjen e noteres më të fuqishme në Tiranë.

Jo vetëm kaq. Një burim brenda policisë theksoi se Sanja Telhallari kishte hedhur 500 mijë euro për të arrestuar menaxherin e llotove të paligjshme të Tom Doshit, Lendi Palaj, i cili dyshohet se ‘po i bënte gola’ vëllait të saj, Lorenco Telhallarit në aktivitetin kriminal të boxhozit. Dhe kështu ndodhi. Palaj u arrestua disa ditë më parë.

Fuqia e grupit Telhallari ka sfiduar edhe ikonën e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, Tom Doshin, bosin e ilaçeve, lejeve të ndërtimit, call centrave, kontrabandës, pastrimit të parave, korrupsionit me tendeta dhe lidhjeve me grupet kriminale. Vijon…/Pamfleti