Tr*gjedi brenda familjes! Nuk duroi vd8kjen e të birit, h8mb jetën edhe babai brenda pak orësh

Një ngjarje tronditëse dhe thellësisht tragjike ka ndodhur në Apeninet e Modenës, në Itali, ku brenda disa orësh një familje humbi dy pjesëtarë të saj në rrethana dramatike. Viktimat janë Fabio Marchioni, 36 vjeç, dhe babai i tij Aurelio Marchioni, të njohur në zonë si pronarë të një hoteli me traditë në Fanano.

Sipas mediave italiane, gjithçka nisi pasditen e së martës, kur trupi i pajetë i Fabio-s u pa në ujërat e lumit Dardagna. Hetimet paraprake konfirmojnë se bëhet fjalë për një aksident tragjik: i riu kishte hyrë për të notuar, por një goditje e fortë në kokë gjatë zhytjes e bëri të humbiste ndjenjat menjëherë, duke e çuar në mbytje fatale. Policia përjashtoi përfshirjen e palëve të treta, por nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë e një akti të vetëdijshëm, për shkak të goditjes së papritur.

Por dhimbja për këtë familje nuk përfundoi me kaq. Vetëm disa orë pas njoftimit për vdekjen e të birit, babai i Fabio-s, Aurelio Marchioni, u gjet i pajetë nën urën Leo në Fanano. Sipas autoriteteve, gjithçka tregon se ai ka ndërmarrë një akt ekstrem, i përballuar nga dhembja e humbjes së djalit të tij të vetëm.

Kjo nuk është hera e parë që tragjedia godet këtë familje. Disa vite më parë, prindërit kishin humbur vajzën e tyre në një aksident tjetër, duke u përballur me një dhimbje të përsëritur dhe të padurueshme.

Komuniteti në Fanano është shokuar nga kjo tragjedi e dyfishtë, ndërsa autoritetet kanë shprehur ngushëllimet për familjen Marchioni, e cila tashmë është rrënuar nga humbjet. Një dramë njerëzore që ka prekur zemrat e të gjithëve dhe që sjell në vëmendje sa i brishtë mund të jetë fati i njeriut.