“Ti ki mu çu Agon, hiqjani çarçafin se…” – Fjalët e fundit të babait te Agonit

Një ngjarje që ka tronditur opinionin publik po prek zemrat e mijëra qytetarëve. Një baba i dëshpëruar dëgjohet duke iu lutur që t’i heqin qesën e vendosur mbi fytyrën e të birit, Agonit, me shpresën se ai ende merr frymë.

“Hiqe qashafin e djalit se po ju nxinet fryma…” – janë fjalët që përcjellin dhembjen e një prindi që ende nuk ishte informuar se djali i tij kishte ndërruar jetë.

Momente të rënda, britma, lot dhe një klithmë që i thyen zemrën kujtdo që e dëgjon:

“Ti ki mu çu Agon!” – i thërret babai, me shpresë, me tronditje, me dhimbje që s’ka fjalë ta përshkruajë.

Por dhimbja nuk ndalet me kaq. Familja dhe të afërmit ende nuk mund të pranojnë atë që ndodhi, duke akuzuar forcat e rendit për një akt kriminal që u shndërrua në tragjedi.

“Ende nuk po mundemi me pranu që ta morën jetën… Policët kriminel që bën makabër në ty…” – shkruajnë të afërmit, ndërsa kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo nuk është thjesht një tragjedi – është një thirrje për ndërgjegje, për hetim të thelluar dhe për ndëshkimin e çdo akti që cenon jetën dhe dinjitetin njerëzor.

🕊️ Agoni nuk është më, por zëri i tij – dhe i atyre që e deshën – nuk do të heshtë.

 

Agon Zejnullahu 27 vjeç humbi jetën në duart e pesë policëve në Libjan. Ngjarja ka tronditur Kosovën dhe jo vetëm. Vëlai i tij Albani ka folur këtë mbrëmje për emisionin “Top Story” duke hedhur akuza të forta pasi sipas tij Agonin e vrau policia. Albani tregon edhe bisedën e fundit me vëllain e tij para ngjarjes.

“Ka ndodhur ajo që nuk do ta besonte asnjë person i një vendi demokratik. Na u vra vëllai nga disa zyrtarë policorë.

Dy orë para ngjarjes kam komunikuar për herë të fundit. Ishte në gjendje normale. Më pyeti se kur do të vinin fëmijët e mi se e kishte marrë malli. Fëmijët erdhën, ai doli, dhe nuk i pa më kurrë”, u shpreh ai.

Fillimisht u raportua se i riu kishte ndërruar jetë pas një infarkti nga sasia e lartë e alkoolit që kishte konsumuar, por nga videot e publikuara së fundmi, ngjarja është krejt tjetër nga ajo çfarë kanë dashur të raportojnë autoritetet kosovare.

Në një video rreth 15 minuta, shihet se 27-vjeçari dhunohet nga efektivët e policisë në mënyrë brutale me qëllim arrestimin e tij.

Në lidhje me ngjarjen u arrestuan pesë zyrtarët policorë dyshohen për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”. Arrestimi i tyre vjen pas rekomandimit të IPK-së që Policia të vendosë masën e pezullimit të përkohshëm për pesë zyrtarët policorë të përfshirë në ngjarje.