Artan Hoxha zbulon cfare u kane bere oligarkeve banoret e Thethit (Video)

Hoxha tha se banorët e Thethit ja dolën që të investonin, pa asnjë ndihmë të qeverisë Rama.

Unë kam qenë në ditën e parë, që ka filluar projekti për ta kthyer Thethin në një zonë turistike. Thethi kishte vetëm bukuritë që i ka falur natyra, ishte komplet i braktisur. Ka qenë fillimisht një projekt i mbështetr nga ambasada gjermane.

Pse ishte ambasada gjermane dhe banka gjermane për ta zhvilluar atë zonë? Sepse ishte një nga zonat më të parapëlqyera për turistët gjermanë. Në atë kohë atje nuk kishte valë për telefonin, nuk kishte energji elektrike. Kishin një hidrocentral, si në kohën e komunizmit që ishte zonë e izoluar, pra ata nuk kanë pasur ndonjë mbështetje atje, dhe nuk kishin as energji elektrike.

Një gjë e veçantë për Thethin sot, nga shumë zona të tjera turistike, është se nuk ka investitorë, që vijnë nga zona të tjera. Pra të gjithë janë banorë të zonës. Atje pronat kanë qenë pa letra, sepse secili atje ka jetuar në tokën e vetë, pronën e vetë të trashëguar. Pra në Theth kush ka blerë nuk ka arritur të investonte sepse duhet të merrte miratimin e gjithë zonës.

Duke i lënë dhe pa letra gjatë gjithë kohës, ata nuk plotësojnë as kushtet për të marrë lejen. Rama e përdori përgjatë fushatës së kaluar çoji rrugën atje asfaltin. Dhe çfarë ndodh bumi që ka pasur Thethi gjatë ndërtimeve është përgjatë mandatit të Ramës. Në Theth nuk futen dot oligarkët të investojnë, sepse komuniteti aty është unik, dhe ata nuk të lejojnë të hysh aty, dhe ai të thotë që ti s’mund ta zhvillosh kur ne jemi këtu.

E vetmja gjë e mirë që u pa në Theth, është që njerëzit po ktheheshin dhe po investonin në pronat e tyre, nuk ka asnjë tjetër që të ketë ardhur nga një rreth tjetër dhe të ketë investuar në Theth.

Ndryshe si në jug që kanë shkuar oligarkët më të pasurit, dhe kanë marrë toka dhe status investitor strategjik, në Theth nuk ka ndodhur kjo atje janë të gjithë banorët e Thethit. Rama ja tregoi edhe një banoreje të Thethit që ti ke aq shumë lekë sa i dërgon dhe atij që është në emigracion.

Banorët e Thethit e kanë bërë investimin me forcat e veta, kanë marrë 0 ndihmë. Dhe papritmas kryeministri i cili është kthyer në një kryetar bashkie, dhe pikërisht një kryebashkiak nuk ka ministra por ka drejtorë. Dhe prandaj shkarkon ministrat dhe jo drejtorët sepse drejtorët ja dhanë mandatin ata kontrollojnë patronazhistat.” tha Hoxha.