Arben Malaj ‘g*zhdon’ Edi Ramën: Ja kush eshte tr*gjedia e vertete qe po ndodh

Qeverisja aktuale i ngjan gjithnjë e më shumë keq qeverisjes së kooperativave bujqësore të periudhës socialiste, ku vetëm kryetari punësonte, shkarkonte dhe bënte “ndere” partiake nepotike dhe maksimalisht abuzuese. 

Ajo që Rama paraqet si “tragjedi” e shqiptareve, në fakt është komedia e qeverisjes së tij. Qeverisje :(l) jo profesionale; (ll) tërësisht spontane dhe (lll) thellësisht patronazhiste dhe shpërdoruese.

Ndërmarrjet e ujësjellësit funksionojnë kryesisht me subvencione publike.  Kjo kërkon që Enti Rregullator i Ujit, drejtoria përkatëse në Ministrinë e Ekonomisë dhe Drejtoria e Buxhetit në Ministrinë e Financave duhet ti bëjnë një “skaner tre-dimensional” për çdo qindarkë subvencion të kërkuar dhe çdo qindarkë të keq shpenzuar nga këto ndërmarrje.

Disa prej tyre kanë marrë kredi me kushte tregtare nga banka zhvillimi si BB, EBRD, BEI, e të tjera, ku shteti shqiptar ka dhënë garanci sovrane për shlyerjen e tyre.

Pra, keqqeverisja e këtyre ndërmarrjeve, me nga 30 “këshilltarë” dhe mijëra patronazhistë, do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.

Mirëqeverisja e ndërmarrjeve publike, që janë kthyer në gropa të zeza të korrupsionit dhe keq-administrimit, duhet të jetë kusht i përvitshëm i diskutimit buxhetor, i shoqëruar me raportin e Ministrisë së linjës, raportin e Ministrisë së Financave, dhe raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSh).

Vetë FMN, vetëm pak vite më parë, ka bërë një analizë të thellë mbi keqqeverisjen e ndërmarrjeve publike në Bosnie Hercegovine dhe ka konkluduar se përmirësimi i menaxhimit të tyre do të rriste ekonominë e saj me 2 deri në 3% në vit.

E kam ndarë këtë shqetësim dhe analizë në rrjetet publike, por qeverisja aktuale i ngjan gjithnjë e më shumë keq qeverisjes së kooperativave bujqësore të periudhës socialiste, ku vetëm kryetari punësonte, shkarkonte dhe bënte “ndere” partiake nepotike dhe maksimalisht abuzuese.