Nëna vr*u fëmijët e motres dhe pastaj motrën. Arsyeja do t’ju lërë pa fjalë

Një rrëfim tronditës ka zbuluar një seri krimesh të tmerrshme në Greqi, ku Eirini Mourtzoukou, një 25-vjeçare nga Amaliada, ka pranuar se ka marrë jetën e katër fëmijëve gjatë dekadës së fundit. Krimet e supozuara përfshijnë vrasjen e motrës së saj 18 muajshe, dy fëmijëve të saj biologjikë dhe një foshnjeje të një shoqeje.

Sipas autoriteteve greke, arrestimi i Mourtzoukou erdhi pas rifillimit të hetimeve për disa vdekje të dyshimta brenda familjes së saj. Gjatë marrjes në pyetje, ajo thuhet se ka pranuar me detaje të ftohta dhe të qarta kryerjen e akteve kriminale, të cilat shtrihen nga viti 2014 deri në tetorin e vitit 2023.

Vrasja e parë e rrëfyer nga 25-vjeçarja ka ndodhur në vitin 2014, kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe. Viktima ishte motra e saj 18 muajshe, të cilën ajo e ka mbytur me jastëk gjatë kohës që flinte. Në atë kohë, vdekja u regjistrua si pasojë e pneumonisë, por hetimet janë rihapur pas dyshimeve të ngritura nga ngjarje të ngjashme dhe kontradikta të zbuluara.

Në shkurt të vitit 2021, Mourtzoukou ka pranuar se ka vrarë foshnjën e shoqes së saj. Një vit më vonë, në qershor të 2022-ës, një tjetër fëmijë i saj humbi jetën, fillimisht i raportuar si viktimë e një aksidenti në gjumë. Më vonë, ajo ka pranuar se e kishte shkaktuar vetë vdekjen e fëmijës. Vrasja e katërt e rrëfyer ka ndodhur në tetor të vitit 2023, kur u vra fëmija i saj i tretë. Të gjithë fëmijët e viktimave ishin nën moshën dy vjeç.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu një tentativë vrasjeje në vitin 2020, kur Mourtzoukou dyshohet se ka tentuar të mbyllte një shoqe në një ambient me gaz, por pa sukses. Ky episod ka ngritur shqetësime të mëdha për profilin e saj psikologjik dhe faktin se sinjalet e rrezikut mund të jenë neglizhuar për vite me radhë.

Autoritetet greke kanë angazhuar psikologë dhe kriminologë për të analizuar gjendjen mendore të 25-vjeçares. Prokuroria pritet të ngrejë akuza për vrasje të shumëfishtë me paramendim, tentativë vrasjeje dhe veprime të tjera të rënda penale. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar zemërim dhe tronditje në opinionin publik grek, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ekspertiza shtesë mjeko-ligjore për të mbështetur akuzat dhe për të përcaktuar me saktësi rrethanat e secilës vdekje. Rasti konsiderohet si një nga më tronditësit e dekadës në Greqi, duke hapur një debat të gjerë mbi nevojën e forcimit të mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve dhe rolin e institucioneve në parandalimin e tragjedive të tilla.