‘U bë nënë pas dy netësh në hotel’! Partnerja e Mevlanit shp*rthen keq ndaj Livias: Une kam dicka qe ti

Pas ditësh me heshtje, thumbime të nënkuptuara dhe deklarata të rënda publike, Ornela Murati, partnerja aktuale e Mevlanit, ka shpërthyer me një reagim të drejtpërdrejtë në Instagram, që s’ka lënë më vend për interpretime.

Ky reagim vjen pas postimit të Livias, ku ajo aludoi për një shtatzani të ndodhur “dy netë nëpër hotele”, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si nisi lidhja e Mevlanit me partneren e tij të re dhe duke lënë të kuptohet se ajo nuk e meriton titullin “zonja e situatës”.

Por Ornela nuk e la këtë të kalojë pa përgjigje.

Në një mesazh të gjatë, të ngarkuar me tone të forta dhe përçmim të hapur, ajo shkroi:

> “Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh sa ke zgjedhur të jetosh në timen.”

Ajo e quajti “grua të pavlerë” personin që sipas saj kërkon vëmendje duke u futur në jetën e saj, dhe e akuzoi për mungesë dinjiteti:

> “Ajo që përpiqet të më mallkojë, harron që unë kam diçka që ajo kurrë s’do ta ketë.”

Duke folur për veten në mënyrë të përmbajtur, Ornela thekson se është e mbrojtur dhe e zgjedhur nga dikush që “shikon përtej maskave të klounëve” dhe që në fund “i dhuron secilit atë që meriton”.

Reagimi i saj është pika kulmore e përplasjes së heshtur mes saj dhe Livias, një përplasje që për muaj të tërë ka qëndruar nën sipërfaqe, por që tani po shpërthen publikisht.

A do ndalet këtu kjo histori? Apo “ska më kthim, por vetëm pasoja” – siç shkroi vetë Livia? /Prive By Liberta Spahiu.