Ish-maf*ozi shqiptar John Alite tenton Kongresin Amerikan: Do luftoj për Shqipërinë e Madhe, Serbia të njohë Kosovën

Ish-mafiozi shqiptar John Alite i cili aktualisht është këshilltar bashkiak në qytetin Englishtwn, New Jersey, duket se synon më shumë. John Alite tashmë kërkon të bëhet shqiptari i parë në Kongresin Amerikan.

Në një intervistë për Interaktive Talks, Alite ka folur për lidhjet e tij me Kosovën dhe Shqipërinë ndërsa ka shprehur mbështetjen për Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Alite dëshiron përkrahjen e komunitetit shqiptar që shumë shpejt të bëhet pjesë e Kongresit, ku thotë se do të çojë përpara raportet e mira me Trump si edhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Unë dua të shoh Shqipërinë e Madhe dhe kam folur prej vitesh për këtë gjë. Jam shumë i lumtur që Kroacia dhe Shqipëria i bënë bashkë forcat me Kosovën dhe shpresoj që Serbia do ta njohë Kosovën si shtet më vete, si komb më vete dhe në ta respektojë.

Të mos ketë më vdekje, as luftë, por respekt për shtetin tonë. Dua që Shqipëria dhe Kosova të jenë një shtet. Dua ta shoh shumë këtë gjë. Të bashkojmë forcat dhe të jemi një.”-tha Alite.

Ish-“ushtari” i familjes mafioze “Gambino”, i cili dikur u dënua për 6 vrasje dhe dhjetëra sulme të dhunshme, tashmë duket se kërkon të bëjë një tjetër hap në jetë.