Një nga momentet më prekëse dhe njëkohësisht më të bukura të emisionit “Top Story”, kushtuar ikonave të humorit shqiptar, erdhi nga moderatorja dhe aktorja Roza Lati, e cila ndau me publikun një rrëfim personal dhe të mbushur me emocione për nënën e saj, aktoren e mirënjohur Rita Lati.
