Reperi i njohur shqiptar G-Bani, emër i njohur prej vitesh në skenën muzikore urban, ka befasuar ndjekësit e tij në Instagram me një foto të papritur që për disa çaste krijoi konfuzion total: dasëm apo projekt muzikor?
Në foton e postuar në Instagram Story, G-Bani shfaqet krah një vajze të veshur me fustan të bardhë nusërie, të dy me gotat e shampanjës në dorë, buzëqeshje dhe një atmosferë tipike dasmeje. Por më shumë se vetë imazhi, ishte përshkrimi i shoqëruar me të, që ngriti temperaturën në rrjet:
“I thashë ‘të du shumë! sa nuk kam dasht tjetër. A martohemi?’ Më tha ‘do shohim’. Nuk e di ça do shohi, po un jam tu u martu.”
Ndjekësit shpërthyen me komente dhe mesazhe, duke u ndarë mes atyre që menduan se bëhej fjalë për një martesë të fshehtë të reperit, dhe atyre që e njohin stilin provokues të G-Banit dhe dyshojnë se është pjesë e një videoklipi të ri.
Burime pranë artistit bëjnë të ditur për mediat se kjo nuk është një dasmë reale, por një skenë nga xhirimet e klipit më të ri të reperit, që do të publikohet brenda muajit korrik dhe që sipas parashikimeve do të mbajë titullin “Po u martova…”.
Ky projekt vjen pas suksesit të këngës së fundit “Kshu si jam”, një baladë moderne me nota romantike, që u prit shumë mirë në YouTube dhe rrjetet sociale, duke shënuar rikthimin e G-Banit në skenën muzikore me një linjë më të ndjeshme, ndryshe nga stili i tij i zakonshëm “i rrugës”.
Megjithatë, artisti është treguar i kujdesshëm që të mos zbulojë shumë, duke i lënë fansat në mëdyshje dhe duke e rritur më tej kuriozitetin për atë që pritet të jetë një nga klipet më interesante të verës.
Nëse është vërtetë thjesht një projekt apo një mesazh personal i koduar, kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: G-Bani di si të bëjë bujë!