Kush jane femrat VIP shqiptare qe dh*nohen nga burrat!

Në botën e krimeve dhe pengmarrjeve, ndonjëherë ndodhin gjëra që sfidojnë logjikën. E paimagjinueshmja është Sindroma e Stokholmit, një fenomen i rrallë, por tronditës, ku viktimat e dhunës dhe pengmarrjes fillojnë të ndjejnë simpati, madje edhe dashuri, për pengmarrësit e tyre.

Kjo është tema e sotme në “Top Story”, që nxiit diskutime mes të ftuarve në panel. Analisti Milaim Zeka u shpreh se shumë vajza dhe gra të njohura në vendin tonë dashurohen me dhunues. Sipas tij, shumë vajzave, u duket normale që partnerët e tyre mbajnë armë me vete. Ai tregoi rastin konkret të këngëtares Fjolla Morina.

Kemi shumë gra në publik që durojnë dhunën, dashurojnë dhunues. Në çantën e të dashurit të vet, e sheh revolen. Të marr një shembull: Fjolla Morina, kur kaloi kufirin, ai tipi i tha merre ti revolen se ti je femër dhe nuk të akuzojnë autoritetet dhe arrestojnë Fjollën. Iu duket normale që i dashuri ka revole me vete.

Në vrasje e plaçkitje, ke plot femra, që e dinë që një x person e ka rrahur gruan, dhe shkojnë e dashurohen me atë. U duket normale. Dhe imazhi që ne po krijojmë përmes imazheve totalisht fasle, duke rritur brenda nesh lakminë, xhelozia pse ti ke makinë të bukur… të shtyn të bësh krim dhe të çon në burg. Për dikë që është bos i drogës, thua çfarë jete po bën dhe e imitojnë. Në TikTok promovohet shumë dhunë, sharje, të gjitha këto krijojnë një personazh të gabuar… që të çon në burg”, tha Zeka.