Loredana flet troc, gjesti që nuk ia fal Egli Takos: Atë që më ka bërë, nuk e fshij dot…(Video)

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, në një intervistë me moderatoren Lei Kraja për “Pushime On Top” foli pa filtra për eksperiencën e saj gjatë dhe pas reality show-t, me të cili fitoi pëlqimin e publikut.

Ajo shprehu zhgënjimin nga qasja që disa ish-banorë kanë pasur me të pas “Big Brother VIP” dhe përmendi konkretisht këngëtaren Egli Tako.

Loredana tregon një veprim që nuk ia fal aktores.

“Kam dëgjuar që Egli më ka marrë jastëkun kur kam qenë brenda në Big, i ka hipur me këpucë dhe ma ka vënë sërish te vendi. Këtë gjë që ka bërë Egli, që unë nuk e dija, është diçka që nuk e fshij dot”, tha modelja.

“Vazhdoj të jem një shpirt”, iu përgjigj modelja dhe moderatja Loredana Brati pyetjes së Lei Krajës, nëse është në një romancë.

Në intervistën ekskluzive për “Pushime on Top”, Loredana foli edhe për eksperiencën në “Big Brother VIP” dhe vendimet e gabuara në lidhje me Jozin.

Lei Kraja: A ka ndonjë gjë që e ke bërë në Big Brother dhe tani thua pse e bëra?

Loredana Brati: 100 herë

Lei Kraja: Më thuaj një rast

Loredana Brati: Ndoshta kur u afrova me Jozin, që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin situata të miat. Dhe ty thosha Lori çfarë po bën, nuk është gjë jotja!

Teksa foli edhe për ditëlindjen që organizoi dy muaj më parë, pjesë e së cilës ishin shumë miq e kolegë të ftuar, modelja shprehu zhgënjimin për disa prej tyre.

Në ditëlindjen time, pata shumë të ftuar. I ftova se doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë. Shumë njerëz e panë si mënyrë për të shtuar views dhe para. U ndjeva pak e tradhtuar nga disa njerëz. U zhgënjeva”, tha modelja.

Top Channel