E bujshme! Pas Bashkive Rama bën gati shkarkimet ne qeveri, ja kush do largohen me urgjence

Prej ditëve të para të muajit korrik, kryeministri Edi Rama ka nisur një “valë tërmetesh” në vendin tonë.

Pas “fshesës së pastrimit” në pushtetin lokal, ku drejtorët e Bashkive të vendit si dhe kryetarët e njësive administrative u dorëzuan kryebashkiakëve letrat e tyre të dorëheqjes, kreu i qeverisë pritet që të mbledhë kabinetin qeveritar.

Mbledhja “retreat” pritet të mbahet të enjten e javës tjetër, ku burime bëjnë me dije se priten shkarkime.

Madje sipas të njëjtave burime thuhet se ata që janë më të rrezikuarit janë drejtuesit për të cilën Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetime.

Kujtojmë se përgjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama ka dalë me disa pika të qarta të cilat sipas tij janë të nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë drejt ëndrrës së madhe europiane.

Pas dorëheqjeve të drejtorëve në të gjitha bashkitë e vendit, aksioni i IKMT-së për spastrimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje ishte një nga lëvizjet e ndërmarra pas urdhrit të kryeministrit.

Teksa më tej u vijua me aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore me qëllim gjurmueshmërinë e mallrave për forcimin e sigurisë ushqimore. Vetë Rama paralajmëroi ditë më parë se do të sekuestrohet çdo shishe qumësht e çdo produkt bulmeti i cili tregtohet pa faturë.