“Audi” luksoz bëhet “petë” në Fushë Krujë, 3 te rinjte nisen me urgj*ncë drejt Traumës por…(Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 11: 00 në aksin “Tapizë-Fushë Krujë, ku si pasojë kanë ngelur të plagosur tre persona.

Blutë bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28-vjeç është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. D., 19-vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti, përpos dy drejtuesve të mjeteve, i plagosur ka mbetur edhe pasagjeri i cili ndodhej në automjetin e 28-vjeçarit.

Bëhet me dije se gjendja e të plagosurve është e rëndë dhe janë nisur drejtë spitalit të Traumës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërkohë që JOQ ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes ku një prej mjeteve të përfshira në këtë aksident “Audi R8”, shihet i bërë “copash”.

Njoftimi i Policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak:
Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.