Elton Ilirjani, një nga figurat më të përfolura të komunitetit LGBTQ+ në Shqipëri, ka dhënë së fundmi një intervistë me deklarata që po bëjnë xhiron e rrjetit në emisionin “Pushime On Top”. Ilirjani ka ndarë mendimet e tij mbi vëmendjen që merr në publik, shijet për meshkujt dhe mënyrën se si e përjeton kthimin në Shqipëri.
“E vërteta është që të jesh i qetë në Shqipëri është një sfidë,” – u shpreh ai. “Nuk e dija që isha kthyer në një figurë kaq publike. Këtu nuk të lë publiku rehat, sidomos tani. Më ka bezdisur vëmendja… jo sepse nuk e dua, por sepse shpesh nuk ka asnjë logjikë.”
Por më shumë bujë bënë deklaratat për meshkujt shqiptarë. Ilirjani nuk e fshehu që ata e tërheqin dhe shpesh ndihen të “kërcënuar” nga prania e tij:
“Djemtë fryhen para meje sikur të isha ndonjë vajzë. Kalojnë në plazh, hapin këmbët, hapin krahët, ngrenë supet. Duket sikur duan të më thonë: ‘Ky është territori im.’
Në lidhje me shijet e tij për burrat, Eltoni ishte krejtësisht i hapur:
“Më joshin burrat me bark, me varëse të trasha, të qethur shkurt dhe me sqetulla të padepiluara. I dua pak të mbushur, me krahë dhe këmbë të trasha, jo shumë të gjatë. I kam qejf burrat me qime në këmbë.”
Gjatë një interviste për “Pushime On Top” me Lei Krajën, Elton Ilirjani ka ndarë me publikun një histori të sikletshme që i ka ndodhur me një burrë shqiptar.
Biznesmeni i njohur shprehet se ai donte të kishte marrëdhënie seksuale me të, por gjatë gjithë kohës kishte një qasje sikur ai ishte një vajzë.
“Ishte momenti kur ne do bënim seks, se ju thoni dashuri, po nuk ishte dashuri ishte seks. Shkojmë dhe gjithë qasjen e kishte sikur unë isha vajzë. Më bezdisi se po kërkonte nëpër trup të gjente vaginën, po unë nuk kam”, tha modeli, duke shkaktuar të qeshura te moderatorja e njohur.
Pjesë nga intervista:
Dua të di historinë më të sikletshme që ke me një burrë?
Në ç’kuptim, se ka shumë siklete
Caktoje ti vetë sikletin
Siklet seksual, siklet në sjellje
Çfarë është më e sikletshme për ty?
Do ta them një, me një djalë shqiptarë që donte të kishte marrëdhënie seksuale me mua. E pashë që kishte një qasje të më trajtonte si vajzë, dhe unë i thosha që nuk jam vajzë, jam djalë si ty. ‘Jo zemra ime ti je shumë e bukur’, që kur thoshte ‘e’ më shqetësonte. Ishte momenti kur ne do bënim seks, se ju thoni dashuri, po nuk ishte dashuri ishte seks. Shkojmë dhe gjithë qasjen e kishte sikur unë isha vajzë.
Kjo të bezdisi?
Më bezdisi se po kërkonte nëpër trup të gjente vaginën, po unë nuk kam.
Kjo ishte më e sikletshmja?
Ishte jo komode se unë nuk e kisha, çfarë ti ofroja
Unë i dua shumë burrat dhe djemtë, e kjo nuk ka pikë dyshimi tek unë dhe te të tjerët”
Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Kraja. Moderatorja i ka bërë disa pyetje ‘pikante’ modelit, i cili si gjithmonë ka qenë shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë me përgjigjet e tij.
Pjesë nga intervista:
Jam me një yll, energjia që ka pushton të gjithë vendin. Është pak provokues por i ka shumë hije. Për kë e kam fjalën? Elton Ilirjani ekskluzivisht në shtëpinë e “Pushimeve On Top”. Intervista do të jetë super ‘hot’ siç jemi ne. Çfarë bën për të qenë kaq ‘hot’?
Faleminderit, po nuk isha gati për gjithë këto komplimente
Pse nuk të bëjnë komplimente në përditshmëri?
Vajzat shqiptare nuk komplimentojnë kaq shumë
Nga xhelozia besoj
Nuk mund ta them dot me siguri nga xhelozia, por mund të them ndoshta edhe nga padituria. Sepse edhe komplimenti është një formë diturie.
Sheh ndonjë ndryshim mes Shqipërisë që ke parë 8 vite më parë?
Shqipëria ndryshon shumë shpejt, problemi është se vektori i ndryshimit ka raste dhe ka vite që shkon ose negativisht, ose qëndron konstant. Këto dy vitet e fundit po shikoj që të paktën nga ana e mentalitetit po shkon drejt pozitives. Të kuptohemi, nuk do të thotë se çdo gjë është mirë, e përgjithshmja. Ka momente ku unë shikoj një rënie të mentalitetit, pra nuk ka përmirësim, njerëzit shkojnë më mbrapa në mendësi se sa duhet të ishim. Sepse nuk shkon pamja me mentalitetin, e këtë dua ta lidh edhe me mënyrën se si sillen kur unë shkoj në plazh. Ka njerëz që vishen shumë bukur por që habiten kur më shikojnë mua. Unë në plazh vishem me në veshje që mund të jetë edhe 10 dollarë, ndërkohë dikush aty mund t’a ketë veshjen edhe 1 mijë dollarë. Por i bën përshtypje ai 10 dollarëshi im, por nuk është kjo, i bën përshtypje qenia ime, që jam i lirë dhe që nuk jam si të tjerët, fals. Në Shqipëri ka gej, por ndoshta është bërë ky gejlliku me mjekër. Ndoshta ngacmoj pak këtu.
Je më i qetë kur vjen këtu apo të merr ajo valë shqiptare që të frymëzon të flasësh më shumë?
Pyetje shumë e zgjuar, të jesh i qetë në Shqipëri është në sfidë, aq më tepër për dikë që jeton në Nju Jork dhe mësohet me një rutinë, me një thjeshtësi të Nju Jorkut. Këtu nuk të lë syri i publikut, aq më tepër tani. Unë nuk e dija, por isha kthyer padashjen time në një personazh shumë publik, nuk isha gati për këtë.
Nuk të ka shijuar kjo pjesë?
Më ka bezdisur
Të bezdis vëmendja?
Nuk më bezdis vëmendja, më bezdis vëmendja që nuk ka një logjikë. Është një vëmendje e palogjikshme sepse unë jam i njëjti person që kam qenë edhe para 7 muajsh. Bëja modeling, kam qenë në media, kam dalë e kam thënë i pari që jam gej publikisht në vitin 2016. Kam bërë shumë gjëra, kam dalë nudo. Por me rastin e Parashqevi Simakut, nuk e dija ë kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare.
Ti ke folur shumë për meshkujt shqiptarë, si të duken këtë verë?
E ke fjalën për djemtë? Kanë ndryshuar sepse e duan të bukurën, vëmendjen dhe protagonizmin. Djemtë dhe burrat shqiptarë janë protagonistë, e tregojnë atë që nga mënyra se si vishen, se si sillen, si ecin. Hapin këmbët, hapin krahët, ngrenë supin, është ai shikimi që ‘do të shqyej’.
Të ndodh shpesh ky shikimi?
Më ndodh shumë dhe më bëri përshtypje sot në plazh, që mirë që kalojnë dhe iu bëj përshtypje se ‘ky gej’, po si fryhen sikur shikojnë në vajzë. Se mënyra se si qëndron një djalë dhe një burrë kur shohin një vajzë, do t’i tregojë se jam unë këtu, ky është territori im, ti je e imja, po unë i kujt isha, i atij?
A ka ndonjë tip mashkulli që të bën të kthesh kokën dhe dua të di si kalove në plazh? A të bëri përshtypje ndonjë djalë, ndonjë burrë?
Unë i dua shumë burrat dhe djemtë, e kjo nuk ka pikë dyshimi tek unë dhe te të tjerët. Por kam një tip djali ose burri që kam qejf, kam qejf pak këto topolakët. E këtu kënaqem shumë, se ka shumë me bark. Dhe e di sa u shkon se e nxjerrin edhe mbi pantallonat e shkurtra, vënë edhe një varëse të trashë, kanë atë qethjen e përgjithshme. Po më josh sepse është shumë e bukur. Do të doja shumë që të mos përdornin parfumin shumë dru. Tipiku i burrit që unë kam qejf është jo shumë i gjatë po as shumë i shkurtër. Do të doja të ishte mbi 1.75 dhe jo më i gjatë se 1.85. Të jetë i mbushur, me krahë dhe këmbë të trasha. I kam qejf djemtë me qime nëpër këmbë, edhe sqetullat e padepiluara.