A eshte trembur Altin Dumani? SPAK “zb*thet” përballë qeverisë! Ajo cfare u zbulua eshte e rende

SPAK del me version të ri: Kemi një ish-ministër nën hetim dhe jo një ministër!

Prokuroria e Posaçme duket se është “zbythur” përballë Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Në fillim të qershorit, “Pamfleti” raportoi i pari se SPAK kishte vënë nën hetim një ministër të qeverisë “Rama”. Lajmi bazohej te të dhënat e publikuara nga SPAK në regjistrin e transparencës dhe bëhej fjalë për të dhëna të muajit prill, por që ishin publikuar në qershor.

Lajmi mori dhenë dhe u alarmuan të gjithë në PS e jo vetëm. Disa media pranë mazhorancës tentuan ta përgënjeshtrojnë duke thënë se bëhej fjalë për një ish-ministër (Arben Ahmetaj) dhe jo për ministër. Nga ana tjetër u fol për Arbjan Maznikun, i cili kishte një dosje në Prokurorinë e Tiranës për abuzime kur ishte te Bashkia e Tiranës, por që kaloi në SPAK.

Por SPAK duket se ka ndërruar qendrim. Prokuroria e Posaçme ka publikuar regjistrin e transparencës për muajt maj dhe qershor. Një qytetar ka kërkuar sërish të njëjtin informacion duke drejtuar pyetjen: “A ka ndonjë ministër ose më shumë se një ministër nën hetim? Nëse po, për çfarë vepre penale dhe a mund të thoni emrin/emrat?“.

Por përgjigjja e SPAK këtë herë ka qenë ndryshe: “Në regjistrin e Njoftimeve të Veprave Penale, në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton vetëm një ish-ministër nën hetim, i regjistruar me inicialet A.A. Veprat penale për të cilat akuzohet janë: Pastrim parash, fshehje e pasurisë dhe korrupsion pasiv“.

Pse u tremb Altin Dumani? SPAK “zbythet” përballë

Përgjigja aktuale e SPAK

Pse u tremb Altin Dumani? SPAK “zbythet” përballë

Deklarata e mëparshme

Pra duket qartë se SPAK ka ndryshuar qendrim dhe në përgjigjen e saj e ka fjalën për ish-ministrin Arben Ahmetaj. Duke konfirmuar nga ana tjetër se nuk ka asnjë ministër nën hetim.

Por këtu ngrihen disa pikëpyetje:

Pse SPAK herën e parë deklaronte se kishte një ministër nën hetim dhe tani deklaron se ka një ish-ministër nën hetim? Si ka mundësi që përgjigjja tani është e njëjtë me atë që nxorrën mediat pranë qeverisë? Mos vallë Altin Dumani u tremb pas sulmeve të Ramës apo fitores me 83 mandate në zgjedhje? Duket qartë se pas fitores së thellë të PS, SPAK e ka zbehur goditjen në luftën ndaj korrupsionit. Dhe fakti që tani e ndërroi pllakën për ministrin, tregon se prokuroria po gjunjëzohet para pushtetit. /Pamfleti

KETU KENI LAJMIN E MUAJIT QERSHOR

Lajmi i “Pamfletit” lë pa gjumë ministrat e Edi Ramës…

Lajmi i “Pamfletit” një ditë më parë se një ministër është nën hetim ka shkaktuar tërmet në radhët e mazhorancës.

Teksa shumica menduan se me fitoren e 11 majit mazhoranca do të ishte e paprekshme, qendrimet e ditëve të fundit të kryeministrit tregojnë në fakt se telashet me drejtësinë do të vijojnë.

Pamfleti” siguroi një deklaratë të SPAK, ku konfirmohej se një ministër është nën hetim. Në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, SPAK publikon në faqen zyrtare çdo muaj të gjitha pyetjet që i drejtohen institucionit, bashkë me përgjigjet. Një pyetje së fundmi ishte: “Sa ministra janë aktualisht nën hetim?” dhe përgjigjja e SPAK është: “Rezulton se nën hetim është 1 (një) ministër”.

Sipas burimeve, lajmi ka prishur rehatinë e shumë njerëzve në qeveri dhe pranë Edi Ramës, duke vënë në lëvizje persona për të mësuar më shumë detaje se për cilin ministër ka hapur hetime SPAK.

Për të kamufluar njoftimin e fortë të SPAK, në mediat pranë qeverisë nisi të qarkullojë teoria se nuk ka asnjë ministër nën hetim, por bëhet fjalë për Arben Ahmetajn.

Që në vitin 2022, Arben Ahmetaj nuk është më pjesë e qeverisë. Në korrik të vitit 2022, ai u largua nga posti i zv/kryeministrit dhe i ministrit të Rindërtimit. Ndërkohë që pyetja dhe përgjigjja e SPAK është shumë e qartë: bëhet fjalë për një ministër të qeverisë aktuale dhe dielli nuk mbulohet me shoshë. Ahmetaj është ish-ministër dhe SPAK nuk thotë “ish”, por “ministër”.

Njoftimi i SPAK alarmon mazhorancën, kush është ministri që

Dokumenti i SPAK

Pyetja që shtrohet është: Kush rrezikon prangat? Rama, kur bëri ndryshimet e fundit në qeveri, u kujdes të hiqte ministrat që i rrezikonte SPAK, si Frida Krifca, Olta Xhaçka, etj. Por duket se SPAK nuk i ndahet. Tek emrat aktualë ka disa që i ka paditur opozita, ndërsa mund të ketë edhe hetime të hapura kryesisht. Duhet të presim dhe të shohim nëse SPAK do të guxojë të godasë një ministër në detyrë, pasi deri më tani ka shkuar vetëm tek ish-ministrat. /Pamfleti