‘Dite te zeza’ Kabllogrami i Rubios dhe si SHBA-të po ‘lajnë duart’ me Ramën dhe Berishën!

Ja kabllogrami i plotë i Rubios dhe efektet në Tiranë…

Sali Berisha dhe Edi Rama duket se nuk do ta kenë aspak të lehtë me administratën Trump. Edhe pse të dy po përdorin të gjitha manovrat duke e joshur sa më shumë, sinjalet janë se nuk ka më “qofte ke daja”.

Kryeministri Edi Rama ka arritur të joshë shumë ambasadorë të SHBA vitet e fundit, por tani “Rruga e Elbasanit” duket se do të marrë një pozicion krejt të ri dhe sinjalet u dhanë sot.

Një kabllogram i klasifikuar i Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ka kërkuar nga ambasadat e SHBA që të mos komentojnë më mbi legjitimitetin e zgjedhjeve në vendet ku operojnë. Dhe në Tiranë, kjo politikë e re është ndjerë më shumë se kudo tjetër.

Shqipëria sapo mbajti zgjedhjet e përgjithshme dhe ambasada amerikane ka vendosur e para këtë praktikë. Ajo nuk uroi Ramën, nuk foli mbi legjitimitetin e zgjedhjeve, por uroi shqiptarët. Pra praktikisht, injoroi gjithë klasën politike.

Rama, që dikur pozonte krah Hillary Clinton apo Barak Obamës sot ndodhet në një boshllëk të frikshëm diplomatik lidhur me SHBA. Nuk ka pasur asnjë takim zyrtar në Uashington që prej ardhjes së Trump në pushtet. Sado ka punuar nën rrogoz, duket se nuk ia ka dalë. Vizita e fundit në SHBA ishte në dasmën e Alex Soros, një dëshmi e qartë se Rama përplaset te demokratët kur nuk e presin republikanët. Pra duket qartë se si ambasada ashtu dhe DASH nuk do lejojë që të përdoren për interesa të brendshme. Rama në shumë raste ka përdoru mbështetjen e SHBA për të përfituar politikisht në Tiranë.

Por ky kabllogram duket se i ka “prerë krahët” edhe Berishës. Ky i fundit ka lidhur një kontratë lobimi 6 mln dollarë dhe lufta e madhe që po bën pas 11 majit, është të bindë amerikanët të rrëzojnë zgjedhjet. Kompania e lobimit po dërgon fakte e dokumente në DASH, por duket se e gjitha do të jetë e kotë. SHBA nuk flet më për zgjedhjet dhe Berisha ka marrë një goditje të madhe. Për të mos përmendur “non gratën” e cila është ende në fuqi pavarësisht parave që po hidhen.

Pra, në lojën e re të Uashingtonit, SHBA nuk do të jetë më si dikur. Kjo nga njëra anë i jep dorë të lirë qeverisë të ‘livadhisë’ dhe nga ana tjetër i ‘lidh duart’ opozitës. Por mesahzi është i qartë: ‘Gomarin nga balta duhet ta nxjerrin shqiptarët’. Nuk duhet pritur më te SHBA.

Kabllogrami i Sekretarit Rubio

-Mesazhe publike mbi zgjedhjet në kuadër të politikës së jashtme “Amerika e Para”

Ky mesazh përmban udhëzime të reja për zyrat brenda vendit dhe për ambasadat jashtë vendit lidhur me mesazhet publike mbi zgjedhjet në vende të huaja.

Në përputhje me theksin e administratës mbi sovranitetin kombëtar, Departamenti do të komentojë publikisht mbi zgjedhjet vetëm nëse ekziston një interes i qartë dhe i rëndësishëm për politikën e jashtme amerikane. Kur është e përshtatshme të komentojmë mbi zgjedhje në një vend të huaj, mesazhi ynë duhet të jetë i shkurtër, i përqendruar në urimin për kandidatin fitues dhe, kur është e përshtatshme, në përmendjen e interesave të përbashkëta të politikës së jashtme. Mesazhet duhet të shmangin komentimin mbi ndershmërinë apo integritetin e procesit zgjedhor, legjitimitetin e tij apo vlerat demokratike të vendit në fjalë.

Presidenti Trump e ka shprehur qartë vizionin e tij për një politikë të jashtme “America First” në fjalimin e tij në Riad më 13 maj. Presidenti vlerësoi progresin që vjen nga “vende sovrane që ndjekin vizionin e tyre unik dhe caktojnë fatin e tyre në mënyrën e tyre.” Ndërsa SHBA do të qëndrojë besnike ndaj vlerave të saj demokratike dhe do t’i festojë këto vlera kur vende të tjera zgjedhin një rrugë të ngjashme, Presidenti bëri të qartë se SHBA do të ndjekë partneritete me cilindo vend ku përputhen interesat tona strategjike.

-Udhëzime për Mesazhet mbi Zgjedhjet nga Washingtoni

Departamenti nuk do të lëshojë deklarata apo postime në rrjete sociale lidhur me zgjedhje përveç rasteve kur ka një interes të qartë për politikën e jashtme. Nëse një ambasadë apo një byro rajonale mendon se ekziston një arsye e tillë, duhet të kërkojë më parë udhëzime nga zyrat D, P, C dhe S/P përpara se të përgatisë ndonjë deklaratë.

Mesazhet mbi zgjedhje nga Ëashingtoni duhet të publikohen vetëm nga Sekretari (S) ose zëdhënësi (SPOX). Askush tjetër nuk duhet të bëjë deklarata publike mbi zgjedhjet pa autorizim të qartë nga D, P, C dhe S/P.

-Udhëzime për Ambasadat jashtë vendit

Ambasadat jashtë vendit mund të postojnë vetë urime për fituesit në faqet zyrtare ose në mediat sociale, nëse rezultati i zgjedhjeve nuk është i kontestuar publikisht. Mesazhet duhet të fokusohen te rezultati, jo te procesi. Në raste të paqarta, të konsultohen me zyrën e shtypit të byrosë përkatëse rajonale.

Ambasadat mund të shpërndajnë mesazhe të ardhura nga llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë ose nga llogaritë kryesore të Departamentit të Shtetit (S, D, SPOX, StateDept). Nëse duan të shpërndajnë mesazhe të tjera (nga Kongresi, organizata ndërkombëtare, vëzhgues të zgjedhjeve, etj.), duhet të marrin miratimin e zyrës së shtypit të byrosë rajonale, e cila duhet të konsultohet me D, P, C dhe S/P.

Denoncimi i Zgjedhjeve

(SBU) Nëse një ambasadë apo një byro dëshiron të lëshojë një deklaratë që denoncon procesin apo rezultatin e një zgjedhjeje (p.sh. dhunë gjatë votimit ose zgjedhje farsë), duhet të kërkojë miratimin e D, P, C dhe S/P. Këto raste do të jenë të rralla.

Çfarë duhet dhe nuk duhet bërë

Udhëzimet për hartuesit e mesazheve:

-Përdorni mesazhet për të avancuar një qëllim të politikës së jashtme amerikane; mos i përdorni për të promovuar ideologji.

Fokusohuni në rezultate (p.sh. “urime Presidentit të sapozgjedhur”); mos komentoni mbi procesin (p.sh. “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”).

-Vlerësoni çdo draft sipas agjendës së politikës së jashtme të Presidentit Trump – a do ta thoshte ai këtë?

-Mos përdorni eufemizma për të anashkaluar këto udhëzime. /Pamfleti

Dokumenta bashkëngjitur

(U) Public Messaging on Elections Under an America First Foreign Policy
1. (U) This message contains new guidance for domestic o8ices and overseas posts about
public messaging related to foreign elections.
2. (U) Consistent with the administration’s emphasis on national sovereignty, the
Department will comment publicly on elections only when there is a clear and compelling
U.S. foreign policy interest to do so. When it is appropriate to comment on a foreign
election, our message should be brief, focused on congratulating the winning candidate
and, when appropriate, noting shared foreign policy interests. Messages should avoid
opining on the fairness or integrity of an electoral process, its legitimacy, or the democratic
values of the country in question.
3. (U) President Trump clearly articulated his vision of an “America First” foreign policy in
his Riyadh speech on May 13. The President praised the progress that comes from
“sovereign countries, pursuing [their] own unique visions, and charting [their] own unique
destinies in [their] own way.” While the United States will hold firm to its own democratic
values and celebrate those values when other countries choose a similar path, the
President made clear that the United States will pursue partnerships with countries
wherever our strategic interests align.
(U) Guidance for Election-Related Messaging from Washington
4. (SBU) The Department will not issue election-related statements or social media posts
from Washington absent a clear and compelling foreign policy interest. In the event a post
or the relevant regional bureau believes such a reason exists, the regional bureau’s Front
O8ice must first seek guidance from D, P, C, and S/P before preparing any such
statements.
5. (SBU) Election-related messages from Washington generally should be from S or SPOX.
Under no circumstances should others issue public messaging on elections absent explicit

authorization from D, P, C, and S/P. The Secretary or Deputy Secretary may issue election-
related statements or social media posts from Washington when in their judgement doing

so advances U.S. foreign policy interests.
(U) Guidance for Election-Related Messaging from Overseas Posts
6. (SBU) Overseas posts may, without Washington clearance, post statements on their
websites or social media properties, or make statements to local media to congratulate
winners, unless the outcome of an election is publicly contested. Such messaging should
focus on the outcome of an election, not the process. If posts have questions about
appropriate messaging in particular cases, they should consult the press o8ice in the
relevant regional bureau.

SENSITIVE BUT UNCLASSIFIED

7. (SBU) Posts are free to amplify messaging coming from o8icial White House accounts or
Department flagship accounts (i.e, S, D, SPOX, or StateDept). Posts that want to amplify
any other election-related messaging (e.g., from Congressional accounts, international
organizations, election observers, etc.) should first get clearance from the press o8ice in
the relevant regional bureau, which should seek guidance from D, P, C, and S/P.
(U) Denouncing Elections
8. (SBU) If a bureau or an overseas post wishes to issue statements denouncing the
process or outcome of an election (e.g., violence during voting or sham elections), the
relevant regional bureau’s front o8ice should first seek guidance from D, P, C, and S/P, as
described in para 4. Such messages will be rare.
(U) Dos and Don’ts
9. (SBU) All drafters are encouraged as follows:
• DO use messaging on elections to advance a U.S. foreign policy goal; DON’T use it
to promote an ideology.
• DO focus on outcomes (e.g., “congratulations to the President-elect”); DON’T
comment on process (e.g., “elections were free and fair”).
• DO evaluate draft election-related messaging according to President Trump’s
foreign policy agenda. Put another way: Would the President say it?
• DON’T use euphemisms to try and bypass this guidance.
10. (U) Please direct questions to your bureau’s press o8ice, which can seek further
guidance from C, D, P, and S/P.