E dh*noi në sy të familjes, Agimi skishte faj? Zbulohet versioni tjeter i sh*rrit të rëndë në Ksamil

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi Albert Pashaj.

Ndryshe nga sa u raportua më herët në media, e vërteta mesa duket është krejt ndryshe. Sipas asaj që Euronews bën me dije së fundmi mësohet se shkaku i këtij sherri ka qenë vetë Pashaj.

Ky i fundit, së bashku me familjarët e tij, ishte paraqitur në ambientet e një bari në pronësi të Agim Tarajt. Gjatë qëndrimit të tij në këtë subjekt Pashaj ka hedhur pije në kokë dhe më pas ka fyer kamarierin, ku ky i fundit i është kthyer dhe e ka qëlluar.

Konflikti mes tyre vijoi ku sipas të njëjtave burime thuhet se Albert Pashaj dëmtoi ambientin e barit dhe kërcënoi stafin e lokalit. Është dashur ndërhyrja e pronarit, Agim Tarajt, i cili është përpjekur që të neutralizojë situatën.

Ky është versioni i dytë i kësaj ngjarje, ndërkohë që për më tepër detaje dhe një pasqyrim të asaj që vërtet ka ndodhur këtë të shtunë në Ksamil pritet një tjetër reagim nga Policia e Sarandës.

* Të gjitha detajet e raportuara lidhur me këtë ngjarje mbeten në kuadër të dyshimeve dhe informacioneve të siguruara nga rrugë jo zyrtare.

Versioni i pare

Detaje të reja dalin lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit.

Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy biznesmenëve: Agim Taraj, pronar i ‘Sunset Restorant Ksamil’ dhe Albert Pashaj, i dhunuari, i cili është pronar i ‘Euro Hotel Ksamil’.

Ngjarja ka ndodhur në hotelin e të dhunuarit, në sy të fëmijëve të tij. Ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka ndodhur edhe më parë mes dy biznesmenëve, për vendosjen e plazhit para hotelit.

Mësohet se dy biznesmenët kanë pasur konflikt për plazhin se kush do ta kishte në zotërim.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e shtetit, e cila ka vënë në pranga autorin Agim Taraj.