“Belinda Balluku në krye të…”, Gazetari befason: Edi Rama i ka besuar dicka te madhe qe askush se priste

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme, ka zhvilluar një mbledhje për të cilën gazetari Ervin Koçi komentoi në Euronews Albania një pjesë të asaj se çfarë u diskutua mes kryeministrit Rama dhe deputetëve të zgjedhur të PS-së të Tiranës dhe drejtuesve të bashkisë që ishin prezentë.

Gazetari nënvizoi dhe gjatë diskutimeve janë ngritur dhe tre grupe pune lidhur me menaxhimin e shërbimeve të bashkisë së kryeqytetit, me në krye zëvëndëskryeministren Belinda Balluku, risi kjo në bashki.

“Janë ngritur tre grupe pune mes të cilave është një për menaxhimin e performancës së shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ku në krye të saj është vendosur Belinda Balluku.

Ky është një funksion politik që i ngarkohet. I jep më shumë argument tezës së përfolur që Balluku mund të jetë kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës.

Nëse do jetë apo jo, është Rama ai që e përcakton pasi është ai që vendos kush do përfaqesojë PS-në në pushtetin vendor apo në parlament. Kjo mbledhje tregoi që nuk ishte vetëm rutinë por mund ta quajmë një mbledhje me goxha zhvillime sa i përket menaxhimit të Tiranës, por edhe mesazhet politike që ka përcjellë, ktu përfshirë dhe kërkesat e Ramës për dorëheqjet e drejtuesve të bashkisë tiranë dhe kryetares në detyrë, Anuela Ristanit”, tha Koçi.

Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë. Burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Rama mësohet të ketë thënë që duhet të gjejmë burime të tjera njerëzore (për nënkryetarët) që do të marrin përsipër sektorë të ndryshëm për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhje (pa dhënë një afat), shkruan A2 CNN.Burime nga bashkia bëjnë me dije se Rama ka shkarkuar edhe Anuela Ristanin me gjithë nënkryetarët e bashkisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej ditësh zv. kryeministria Belinda Balluku po kryen intervista me drejtorët e bashkisë duke kërkuar vetëm praninë e sekretarit të përgjithshëm dhe jo Anuela Ristanit.

Ndërkohë në mbledhje të gjithë kanë raportuar për zonat e tyre të cilat kanë në administrim. Pozitivisht Rama është shprehur vetëm për IMT dhe Policinë Bashkiakë (duke mos fshehur që edhe këto kanë probleme).

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në takimin me deputetët e Tiranës dhe drejtues të pushtetit vendor se do të konfiskohen të gjitha objektet e braktisura. Kreu i qeverisë ka bërë gjithashtu me dije se do të krijohet Agjencia e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Gjithashtu Rama paralajmëroi se do të ketë zero tolerancë për ndërtimet pa leje. Kreu i qeverisë theksoi se nëse do të konstatohen raste kur tejkalohet 2 për qind e hapësirës për të cilën është marrë leja e ndërtimit, do të sekuestrohet nga shteti i gjithë objekti.

E drejta për të zhvilluar me të cilën është abuzuar, duhet të adresohet si një e drejtë dhe detyrim për të qenë transparent dhe konform ligjit. Nga ana tjetër, do të marrim masa për të konfiskuar në interes të publikut të gjitha ndërtimet e braktisura, ngrehinat e braktisura që nga vitet 90, që qëndrojnë si karikatina dhe që kanë edhe problematika të natyrës mjedisore dhe të shëndetit të njerëzve.

Do të procedojmë më pas në vijim paralelisht me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimeve të Zhvillimit dhe me përfaqësi në çdo rajon, që do të thotë se bashkitë do ta kenë më të lehtë sa i përket planifikimit, gjë që do të lehtësojë një pjesë të madhe të bashkive të vogla dhe për të krijuar një bazë të re ndërveprimi mes komunitetit, investitorëve, zhvilluesve, pushtetit vendor dhe shtetit në tërësi. Kjo do na japë mundësinë që të kemi burime njerëzore shumë më cilësore në territor.”-tha Rama.