Analisti Lorenc Vangjeli duke diskutuar rreth urdhrit të sekretarit Rubio që SHBA nuk komenton zgjedhjet, tha se Amerika duket sikur është tërhequr në kufijtë e saj.
Ai paralajmëroi Ramën se pavarësisht këtij fakti duhet të ketë kujdes. Sipas Vangjelit, asnjë kryeministër shqiptar nuk i ka pasur punët mbarë me pushtetin në Shqipëri, në 120 vite shtet shqiptar.
“Amerika duket sikur është tërhequr në kufijtë e saj. Por nëse lexon historinë, Edi Rama nuk duhet të flejë i qetë, sepse asnjë kryeministër shqiptar nuk i ka pasur punët mbarë me pushtetin në Shqipëri. Në 120 vite shtet shqiptar nuk ka ndodhur. Sot, pavarësisht piedestalit të pamerituar të forcës që i ngren, kritikët e tij e thonë më shumë se kurrë autokracinë e tij, më të gjithëpushtetshëm se kurrë.
Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Edi Rama është gjithmonë e më pak i kushtëzuar në aspektin politik lokal, por është gjithmonë e më shumë i kondicionuar nga interesa të faktorëve jo politikë. Kështu që nëse bëhet një krahasim të forcës së kryeministrit me paraardhësve të tij, duhet të kemi parasysh një gjë që dukja të gënjen. Kam përshtypjen se kritikët e tij, në përpjekje për ta goditur atë, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse i hedhin një gur më shumë piedestalit jo të merituar, por që ai e mendon se e meriton që qëndron”, tha ai në emisionin Log. në News24.
Analisti Fatos Lubonja deklaroi se kjo është pjesë e politikës së Trump kundër ideologjisë globaliste dhe neo-liberale.
Nga ana tjetër, Lubonja shton se Amerika e Trump është ajo pa maska, ku nuk ka më miq dhe armiq në botë, por vetëm interesa të pastra.
“Është kontradiktor dhe qëndrimet e tyre. Shpjegimi është se Trump bën pjesë në kategorinë e MAGA, e përbërë nga nacionalistët, sovranistët, konservatorë, të cilët po të marrim pikë referimi Europën gjejnë tek Europa, Le Pen, AfD, edhe tek Meloni. Janë këto parti që kryesisht kanë qenë kritike ndaj ideologjia neo-liberale, edhe ndaj globalizmit, që kanë ndërtuar një klasë dominonte në të gjithë botën. Tani këtu është pikëpyetja e madhe. një nga shkaqet e këtij raporti është sulmi i Trump, pas USAID. USAID ishte pikërisht paratë e mëdha të Amerikës nëpër botë, me atë që e kemi jetuar si ndihmë për shtetin e së drejtës.
Një shpjegim tjetër kjo ishte maska e avancimit të interesave amerikane, ekspansionin i NATO, i interesave ekonomike. Janë kundër kësaj klase politike që kanë përdorur këtë ideologjie. Retorikë që Trump e ka demontuar, por Trump është Amerika pa maskë. Nëse Amerika me maskë, ishte ajo me të drejtat e njeriut. Trump është Amerika pa maskë. E ka thënë Kisinger, njëra është Amerika nuk ka miq, por interesa. E dyta, po të jesh armik i Amerikës je në rrezik, ama po të jesh mik është fatale. Bombat në Iran i hodhi. Tha të bëjmë pastrim fare në Gaza. Ndërhyrje bën ai. Dhe një tjetër, JD Vance kur erdhi në Europë, ca tha në Mynih. Vlerat e demokracisë duhet ti mbrojë Europë. Nuk tha të bëni ç’të doni. Pra, unë nuk gjykoj që këtu problemi i madh është që vërtet perëndimi është në një krizë legjitimiteti, Trump në 2018 një nga këto regjimet që i do shumë, Arabia Saudite e mori gazetarin me urdhër të Bin Selman, e prenë copa-copa. Pas dy vjetësh Trump e priti, i bleu avion. U bë një konferencë”, tha Lubonja për SYRI TV.