Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit i mbaron mandati tre vjeçar në krye të këtij institucioni.
“Është herët për të thënë, por mund të kandidojë Adnan Xholi, që ka kandiduar edhe më herët. Mund të kandidojë Klodian Braho.
Mundet të rikandidojë edhe Arben Kraja, që ka patur mandatin tre vjeçar dhe tani i lind sërish e drejta.
Në mesin e grave prokurore, shoh Anita Jellën.
Mendoj se do të jetë një betejë e fortë sepse emri që do të jetë në krye do të përcaktojë të ardhmen e institucionit.
Fakti që po bëhet një luftë e madhe për drejtuesin e BKH, që është absolutisht shumë më pak i rëndësishëm se drejtuesi i SPAK, imagjinoni se sa debat do të ketë për drejtuesin e SPAK”. tha Lala.
Gazetarja Klodiana Lala, deklaroi se mandati nëntë vjeçar i prokurorëve duhet të kthehet në mandat të përjetshëm, për shkak se prokurorët luftojnë banda kriminale shumë të rrezikshme dhe nuk duhet të përfundojnë pas nëntë vitesh në prokurori të rretheve apo në rrugë, ndërkohë që shtoi se janë prokurorët më të kualifikuar për hetime të kësaj natyre.
Ndërsa analisti Andi Bushati, tha se Kushtetuta nuk duhet ndryshuar në asnjë mënyrë për të zgjatur mandatin e prokurorëve.
Debati:
Klodiana Lala: Mandati është 9 vjeçar, diskutimi është do të pushojë të funksionuari pas 9 vitesh? Jam e mendimit që parë historinë e vendeve të zhvilluara, SHBA e ka me status të përjetshëm, edhe Britania. Vetëm duke i garantuar pavarësi prokurori dhe gjyqtari guxon të prekë të paprekshmit. Nëse historia e mandateve mbetet e kufizuar dhe diskutimi mund të jetë, diku mes reshtash ministri i drejtësisë tha se funksionimi i SPAK është vetëm 9 vite dhe dukej sikur mandatin e prokurorëve e lidhte me përfundimin dhe kohëzgjatjen e përfundimit të SPAK. Unë mendoj se prokurorët e SPAK duhet të kenë status të përjetshëm patjetër me disa vlerësime dhe kritere.
Ylli Rakipi: E zëmë se politikisht janë këto probleme, por këta kanë goditur bandat nga më të rrezikshmet dhe vrasës me pagesë që janë në burgje. Si mund t’ja heqësh këtë status prokurorit? Këtu është problemi.
Andi Bushati: Pse ata të Krimeve të Rënda që i nxorri vettingu në rrugë, nuk kishin dënuar kriminelë?
Ylli Rakipi: Po gabim është.
Klodiana Lala: Skandal është, e kemi ngritur zërin.
Andi Bushati: Kjo është reforma në drejtësi, nxorri në rrugë nejrëz… Pse duhet të bëjnë përjashtim këta? Për kaosin ku futën Shqipërinë? Për atë ti mbajmë si të privilegjuar?
Klodiana Lala: Nuk lidhet me privilegjet.
Andi Bushati: Te jenë ne apel.
Andi Tela: Duhet krijuar institucion, jo individë dhe heronj.
Klodiana Lala: Kush tha heronj?
Andi Tela: E kanë të caktuar 9 vjet.
Klodiana Lala: Duhet të ketë prokurori statusin e përjetshëm. Një prokuror që shkon në SPAK ka plotësuar disa kritere, tani për të hetuar krimin e organizuar, është art më vete, jo të gjithë prokurorët mund të kenë kapacitetin dhe të përshtaten për hetimin e krimit të organizuar. A ka mes tyre nga ata që nuk duhet të jenë aty? Po, por ka mekanizma për këtë. Kemi në SPAK prokurorë që kanë larguar fëmijët nga Universiteti, njëri nga fëmijët e një prokurori ka qenë në Gjermani, është ruajtur nga autoritetet gjermane, për shkak të rrezikut që i vinte nga krimi i organizuar. Në fund fare u kthye në Shqipëri, iu ndërpre në njëfarë mënyrë. Prandaj duhet ti garantosh pavarësi. Në SPAK je prokuror i mbrojtur.
Andi Bushati: Pra shqiptarët të paguajnë, për ca kriminelë që me gjak të ftohtë, lanë të vidhen të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve nga PS, prokurori që e mbylli çështjen dhe ti japim status, këtyre njerëzve që kanë lënë lirisht të vidhen shqiptarët? Dakord. T’ja japim… Njëri mbyll një dosje, tjetri inceneratorin, këta pra janë. E di si është kjo, e di sa kriminelë ka që fshehin fëmijët se kanë hallin se ua vret krimineli tjetër?
Klodiana Lala: Nuk mund të barazosh këtë.
Andi Bushati: Ata janë sjellë si kriminelë në këtë institucion. Nëse unë jam gazetar që kam bërë pesë denoncime, por për pesë çështje të tjera, kam mbyllur sytë apo kam marrë lekë… Ata kanë mbyllur dosje, i shërbejnë pushtetit. Mbyllën patronazhistët, tjetër ai që gënjeu për ngjarjen e Elbasanit… Edi Rama është diktatori kurse SPAK-u xhelati që shtrëngon rrypin.
Klodiana Lala: E çfarë të themi nuk ka shpresë? Ne duhet të denoncojmë.
Andi Bushati: Ky quhet idiot i dobishëm, ai që shpreson kot atje ku nuk ka pikë shprese. Ky nuk është ofendim.
Klodiana Lala: Po të jap argumenta. Nuk më mbush dot mendjen. Fakti që Rama ka bërë pushtet kriminal…
Andi Bushat: Edhe me ndihmën e SPAK, Gjyaktës së Lartë, Irena Gjokës, GJK, me ndihmën e të gjithëve. Për këta palaço të ndryshojë Shqipëria Kushtetutën prapë? Mbaro mandatin të ikin në shtëpi se e kanë qelbur. Janë siç thotë Yuri Kim “heronj”? Dakord! A e ka Kushtetua 9 vjet, ky as nuk diskutohet më, që për këto palaço të ndryshohet Kushtetuta? Për të bërë këta të përjetshëm eeee? Pastaj hyni në absurd fare…