Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi i është bashkuar zërave publikë që po e mbështesin Gjestin, një ndër banorët më të komentuar dhe më të pëlqyer të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.
Përmes një postimi emocional, Lajçi ka shprehur admirimin e tij për mënyrën se si Gjesti po e përjeton dashurinë brenda shtëpisë së famshme, duke vlerësuar sinqeritetin dhe ndjeshmërinë që ai po reflekton para publikut.
“Gjesti, një djal i vogël i sinqert që dashuron në mënyrën e tij. Gjesti, ndjenjat nuk fshihen, por një gjë ta them: ti ke rënë kokë e këmbë mbrenda në dashuri. Beso tek Egli bukuroshe. Të uroj fitoren, Gjest”, ka shkruar aktori i dashur për publikun shqiptar.
Ky mesazh i ngrohtë është pritur me entuziazëm nga ndjekësit e Gjestit në rrjetet sociale, duke e përforcuar pozicionin e tij si një nga favoritët kryesorë për çmimin e madh.
“Ti ishe budallai, u shite për…”, G-Bani reagon ashpër ndaj Aldos pas komentit për Valbonën
Gjykata e Durrësit i la në “arrest shtëpie”, dy vëllezërit “kokat” e klanit “Farruku” rikthehen në burg
E rëndë në Vlorë/ 46-vjeçari vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë
Gjesti është komentuar gjerësisht për afrimitetin me këngëtaren Egli Tako, një marrëdhënie që po zhvillohet në sy të publikut dhe që po përcillet me kuriozitet të madh nga fansat. Mesazhi i Çun Lajçit duket se është edhe një reflektim i asaj që shumë shikues po ndjejnë: një mbështetje për një histori të sinqertë që po lind para kamerave.