Detaje të reja dalin nga krimi makabër në fshatin Frashër të Fierit, ku 56-vjeçari Anesti Rama u mbyt me tel nga e bija, Ermalinda Rama, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, por që u tentua të fshihej si aksidentale nga 26-vjeçarja dhe nëna e saj, Valbona Rama, tashmë të dyja në prangat e policisë.
Mësohet se vajza ka pasur bashkëpunëtor një 55-vjeçar në vrasjen e babait të saj. Në prangat e policisë ka rënë 55-vjeçari Çlirim Dogani, me të cilin dyshohet se Ermalinda Rama ka pasur një lidhje dashurie.
Policia sqaron se Çlirim Dogani ka ndihmuar 26-vjeçaren që të mbyste me tel të atin. Ndërsa në vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, dy autorët e dyshuar të krimit kanë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.
“Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.
Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse”, informuan blutë.
Sipas burimeve, motra e Emalindës, e cila aktualisht jeton në Itali, është e martuar në fshatin Suk të Roskovecit.
Ajo mbante të motrën herë pas herë në shtëpinë e saj, ku punonte në serat e fermerëve të zonës Suk 1 dhe Suk 2, në fshatin Arapaj.
Aty mësohet se Ermalinda është njohur me Çlirimin dhe dyshohet se kanë krijuar lidhje dashurore.
Njoftimi i policisë:
Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.
Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.
Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.
Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Comments are closed.