Kush është blogerja, gruaja e ish ambasadorit shqiptar, qe iu sekuestruan miliona, cfare iu zbulua nga rrjetet sociale

Prokuroria e Tiranës ka goditur me pupël ish-ambasadorin Shqiptar në Doha të Katarit Edmond Çaça, i njohur si ambasadori sheik, pasi gëzon një pasuri përrallore me burim të dyshimtë. Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata ka sekustruar disa pasuri të Çaçës si truall me sipërfaqe 8250 m2; tre parcela pyll me sipërfaqe totale 10 mijë e 800 m2; dy  apartamente me sipërfaqe totale rreth 117 m2; si dhe të një llogarie bankare me gjendje 90 mijë euro, në emër të bashkëshortes Bjanka Ceka, e njohur si blogere, influencere dhe që jep këshilla biznesi.

Pasuritë e sekusteuara besohet se janë një bakshish që shteti kërkon t’i konfiskojë ish ambasadorit Çaça, referuar jetës luksoze dhe pasurive të kaluara në emra të tjerë, sidomos në emrin e 35-vjeçarit Olgen Çikopana. Luksi i eskpozuar nga Bjanka Ceka, bashkëshorte e ish ambasadorit, si dhe lëvizjet për kamuflimin e pasurive, tregojnë një çift që nonton në para me burim të errët.

Tre vite më parë, gjatë një interviste, Bjanka Ceka, sipas Prokurorisë Bianka Çaça, fliste për jetën e re në Londër, karrierën dhe sfidat. Një nga pyetjet që zonja i bënte vetes, pasi intervista të tilla janë reklama me pagesë, ishte për bashkëshortin e saj.

Dhe përgjigja e saj është si vijon; “Kjo nuk është një përgjigje që mund të jepet shkurt dhe më e mira do ishte t’i bëhej atij një intervistë të veçantë, por meqenëse po më drejtohet mua kjo pyetje po i them dy fjalë. Edin si ambasador ajo që e ka karakterizuar gjithmonë ka qenë modestia e tij dhe pragmaticiteti. Ai nuk ka qenë kurrë zyrtari klasik i cili vesh një kostum dhe ushtron detyrën që i jepet. Edi ka përveshur mëngët dhe është dhënë me mish e me shpirt për të dhënë kontributin e tij për vendin… Unë nuk kam parë zyrtarin tek ai por njeriun… Ajo që më ka pëlqyer tek bashkëshorti im edhe pse shumë i ri në moshë mbante postin e Ambasadorit, por nuk etiketohej si një zyrtar statik, por gjithmonë fliste e punonte në fushën e diplomacisë ekonomike. Meraku i tij i vetëm ishte përmirësimi i infrastrukturës në Shqipëri dhe gjithmonë pa reshtur ka lobuar për thithjen dhe nxitjen e investimeve të huaja në vendin tonë. Ajo që vlen të përmendet dhe ku Edi ka dhënë kontributin e tij janë grandet e shumta për Shqipërinë si ndërtimi i bulevardit të ri i Tiranës, bypassin e Vlorës, Durrësit dhe gjithashtu ura në Shkodër. Përveç kësaj të gjitha kontaktet e tij personale në botën arabe (pasi ka kryer dhe shkollën e lartë në vendet e gjirit) i shfrytëzonte që ata të lidheshin me Shqipërinë dhe të investonin këtu. Shumë prej elitës së bizneseve arabe kanë investuar në vendin tonë në Turizëm, Prona të patundshme, agrikulturë e më gjerë falë kontributit të tim shoqi“.

Trualli 2.1 milionë euro

Në dy deklaratat e interesave financiare dhe kapitale të bëra nga ky ambasador konstatohen dy troje në Tiranë, apartamente, dhurata në makina dhe ora të shtrenjta, biznese e shumë llogari të majme. Aq më tepër që një pjesë e kësaj pasurie dyshohet nga ILDKPKI se nuk është deklaruar nga ambasadori ynë në Katar Edmond Çaça. Në dokumentacion rezulton se Edmond Çaça në 2012 vetëm 33 vjeçar, ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një trualli në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Blerja e truallit është bërë në 29 mars 2012 tek anëtarët e familjes Skënderi.
Kjo familje kishte vetëm dy ditë që e kishte rregjistruar sipërfaqen e tokës prej 8250 m2 në hipotekë dhe pas kësaj e gjithë prona është blerë nga Edmond Çaça në vlerën prej 2.103.750 euro kundrejt çmimit 255 euro për m2. Sipas kontratës noteriale të firmosur nga Edmond Çaça dhe anëtarët e fisit Skënderi shuma e mësipërme do të paguhej në 8 këste pranë “Credins Bank” dhe se pagesa e fundit do të realizohej në 25 dhjetor 2012.

Në deklarimet që ambasadori Çaça ka bërë në ILDKPKI ka pohuar se për këtë truall ka paguar vetëm 210 mijë euro duke blerë vetëm 2500 metra katror, pasi pjesën tjetër e kanë blerë tre investitorë të tjerë që mësohet të jenë shtetasit F.J,K.E. dhe shoqëria I….T.

Sipas deklaratës së tij kjo shumë është paguar për shkak se ai ka bërë dhe rolin e ndërmjetësit për tu realizuar blerja e këtij trualli. Por në fakt personi i vetëm që ka firmosur në kontratën e 29 marsit 2012 së bashku me pronarët e tokës, në cilësinë e blerësit ka qënë blerësi Edmond Çaça.
Ndërkohë që në këstet e paguara sipas kontratës noteriale rezulton të mos ketë asnjë pagesë prej 210 mijë euro.

Ish ambasadori Çaça thotë në deklaratën e pasurisë se këtë shumë për blerjen e kësaj prone e ka siguruar nga pagesat dhe shpërblimet e përfituara nga veprimtaria e tij dhe e bashkëshortes si partner dhe konsulent i jashtëm për organizimin e peligrinazhit dhe fluturimet me charter me kompaninë “ASAS” në Xheda të Arabisë Saudite. Si dhe nga të ardhurat vjetore nga pagat si subvencione nga MPJ Kuvajtjane për periudhën 2010-2013.

Olgen Çikopana i mbulon pasuritë e paligjshme

Gati 4 vite pas kësaj superblerje, Edmond Çaça tashmë në cilësinë e ambasadorit ka vendosur të heqë dorë nga ky truall në rrugën “Jordan Misja”, duke ia shitur 24-vjeçarit Olgen Çikopana. Trualli që në kontratën e shitjes rezulton i blerë me mbi 2 milion e 103 mijë euro dhe i deklaruar nga ambasadori si i blerë me 210 mijë euro, tashmë shitet pjesërisht me një çmim tjetër.

Kjo shitje është bërë në bashkëpunim me gruan e ambasadorit Bjanka Ceka. Shuma financiare e shënuar në kontratën e 2 shkurtit 2016 është 637.500 euro.

Dhe kjo shumë duhet të kalojë në dy këste, fillimisht janë paguar 150 mijë euro tek llogaria bankare e bashkëshortes së ambasadorit dhe pjesa tjetër prej 487.500 euro ështa caktuar afati i datës 31 nëntor 2017 për të paguar. Tashmë ish-ambasadori Edmond Çaça me dokumentacion rezulton të jetë larguar nga kjo pasuri, për të cilën tashmë është bërë pronar shtetasi 25-vjeçar Olgen Çikopana, megjithëse ky i fundit nuk ka bërë pagesën e plotë prej 637.500 euro.

Shitja tek i njëjti person

I riu Olgen Çikopana nuk është i panjohur për ambasadorin tonë në Katar Edmond Çaça. 25-vjeçari nuk ka bërë vetëm këtë blerje pasurie tek ambasadori. Në dokumentacion duket qartë që Çaça dhe Çikopana njihen dhe kanë kryer shitje-blerje dhe më parë. Në 21 gusht 2013 Edmond Çaça, vendos të shesë kopaninë e tij “Alb Konstruksion Eis”.

Këtë kompani Çaça e ka blerë në tetor të 2010 tek shtetasit Elvira dhe Flamur Serjanaj kundrejt pagesës prej 10 mijë euro. Mirëpo në shtator të 2013 Çaça këtë kompani ia ka shitur të riut Olgen Çikopana kundrejt një pagese prej vetëm 1 milion lekë të vjetra.

Pikërisht pas kësaj shitje Çaça është larguar nga kjo kompani. Ndërkohë në deklaratën e pasurisë nuk është deklaruar blerja dhe shitja e kësaj kompanie nga ana e ambasadorit tonë në Katar.

Dhurata, ora “Rolex”, “Breitling” dhe BMW 740 LI
Në deklaratën e pasurisë që ambasadori Edmond Çaça dhe bashkëshortja e tij Bjanka Ceka kanë depozituar në ILDKPKI, kanë deklaruar se janë pronarë të disa apartamenteve, të disa llogarive bankare që sipas tyre kanë rrjedhur si rezultat i punës së zhvilluar në vendet e botës Arabe dhe kursime nga familjarët.

Mirëpo në deklaratat e pasurisë janë dhe disa dhurata tepër të shtrenja, ku bëhet fjalë për një automjet tip “BMË 740 LI” e dhuruar nga një mik i Edmond Çacës nga Dubai.

Makina ka një vlerë prej 60 mijë euro, ndërkohë që sipas Çacës ky automjet më pas është shitur prej tij, duke blerë një makinë tjetër prej 30 mijë euro të tipit “Infinity”.

Më tej Çaça dhe bashkëshortja e tij Bjanka Ceka deklarojnë se disponojnë në formë dhurate ora “Rolex” dhe “Breitling” me vlerë financiare prej 12 mijë euro të dhuruara nga Emiri i Kuvajtit dhe Emiri i Katarit gjatë vizitave të bëra nga Bamir Topi në 2012 dhe Edi Rama në Katar në 2014. Ambasadori dhe bashkëshortja e tij disponojnë dhe disa llogari bankare me shifra financiare të konsiderueshme.

Deklarata e 29 tetor 2014

Apartament banimi A31 me sipërfaqe 120.9 m2 dhe A32 me sipërfaqe 74.2 m2 sipas kontratës së porosisë të datës 22 shtator në Tiranë.Vlera 96 mijë euro.

Kontratë premtim shitje të datës 18 gusht 2009 për blerje pasuri tokë me sipërfaqe 2718 m2 në Krujë. Çmimi i porositjes është 81540 euro dhe kam parapaguar me kusht vetëm 40 mijë e 770 euro.Vlera 40 mijë e 770 euro.
Çertifikatë pronësie të datës 8 shtator 2010 të pasurisë tokë pyll me sipërfaqe totale 800 m2 të ndodhur në Tiranë.Vlera 40 mijë euro.

Kontratë shitje me rezervë të datës 29 mars 2012 e rregjistruar me çertifikatë pronësie të përbashkët më datën 21 shkurt 2014 Tiranë për tokë truall me sipërfaqe të përbashkët prej 8250 m2.

Në këtë sipërfaqe unë kam marrë në pronësinë time vetëm 10/33 të totalit, ose 2500 m2 për të cilën kam paguar vetëm 210 mijë euro, pasi kam qënë edhe si ndërmjetës për realizimin e këtij procesi nga porositësit e tjerë në bashkëpronësi. Vlera 210 mijë euro.

Autoveturë e tipit BMË 740 LI, viti prodhimit 2011. Vlera 60 mijë euro
Autoveturë e tipit “Infinity” prodhimi i vitit 2010.Vlera 30 mijë euro
Llogari bankare gjëndje deri në datën 2 tetor 2014.Vlera 45 euro
Llogari bankare gjendje deri në datën 2 tetor 2014. Vlera 767 dollarë
Llogari bankare gjëndje deri në datën 2 tetor 2014.Vlera 1128 euro.Të ardhura nga paga
Llogari bankare në Katar.Vlera 3000 mijë dollarë.Të ardhura nga paga.
Orë dore “Rolex” dhe orë dore “Breitling”.Vlera 12 mijë euro. Dhuratë nga emiri i Kuvajtit.
Gjëndja Cash kursimet nga paga. 13 milion e 500 mijë lek të vjetra.

Përshkrimi i të ardhurave
Paga si “ministër Fuqiplotë” për periudhën Janar 2014 deri në tetor 2014 sipas vërtetimit nr.extra datë 28/10/2014 në MPJ Tirana.Paga Bruto 2.333.520 lekë.
Të ardhura të përfituara nga pjesa takuese në aktivitetin e kryer në bashkëpunim me kompaninë “Asas Company” në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e vitit 2014.Vlera 133 mijë dollarë.

Të ardhura nga aktiviteti privat si person fizik i bashkëshortes time Bjanka Ceka datë 19.9.2013 që zhvillohet në Tiranë në ambjentin e marë me qëra.Do pasqyrohen pas mbylljes së bilancit të vitit 2014.

Deklaratë e 24 marsit 2016
Kontratë noteriale shitblerje tokë truall bërë përpara noterit në 2015. Shitja e pasurisë është bërë me rezervë janë shlyer nga blerësi një pjesë e vlerës 150 mijë euro të cilat i kanë kaluar gruas Bjanka Ceka.
Vlera totale 637 mijë e 500 euro
Shtuar në llogari bankare shifra prej 1167 dollarë
Pakësuar në llogarinë bankare deri në datën 31 dhjetor 2015, plot 12 euro
Marrje borxh overdraft më datën 30 janar 2015 në vlerën 20 mijë euro.Borxhi është kthyer në 13 shkurt 2015
Marje borxh në 28 gusht 2015, Kthimi i borxhit është bërë në 3 tetor 2015
Paga si ambasador për periudhën janar 2015 deri në dhjetor të 2015.Vlera 25.644 dollarë
Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortes si person fizik Bjanka Ceka.Vlera 439.024 lekë
Deklarimi i bashkëshortes Bjanka Ceka
Shtimi i të ardhurave nga interesat bankare të depozitës me afat pesë vjeçar në emër të Bjanka Ceka.Vlera 1.147.499 lekë
Të ardhura nga shitja e pronës pasuri tokë truall me adrresë në Tiranë datë 2 dhjetor 2015.Vlera 150 mijë euro. Kjo shumë është derdhur në llogarinë bankare me gjëndje 89.970 euro
Pakësimi i të ardhurave në llogarinë bankare deri në 60 mijë euro.
20 mijë euro janë dhënë borxh një personi në datën 11.12 2015
30 mijë euro dhënë babait të bashkëshortit për blerje shtëpie.
Gjëndje e llogarisë bankare në vlerën 578.895 lekë.
Pakësim llogarie në vlerën 186.237 lekë
Shtim në llogarinë më datën 13 shkurt 2015 në vlerën 10 mijë euro
Gjëndja e të ardhuravë në këtë llogari deri në 31 dhjetor 2015 është 5356 euro.
Të ardhura nga aktiviteti si person fizik sipas bilancit të 2015.Vlera 439.024 lekë
Apartament banimi me sipërfaqe 52.63 m2 ndodhur në Kurbin.Dhuratë nga gjyshja.Vlera financiare2.134.252 lekë
Apartament banimi me sipërfaqe 50 m2.Vlera 40 milion lekë të vjetra të ardhura të trazhëguara nga babai
Depozitë me afat në bankë.Vlera 15.000.000 lekë
Llogari bankare.Vlera financiare 1.715 euro
Llogari bankare.Vlera financiare 636.837 lekë
Llogari bankare. Vlera financiare 5 mijë lekë
Sende me vlerë: Orë “Breitling” dhe orë “Cartier” dhuruar nga Emiri i Katarit dhe Kuvajtit. Vlera financiare 11 mijë euro.