E bujshme! SPAK g*det dhendrrin e Majlinda Bregut, kush eshte milioneri, qe shpenzoi miliarda per Kejden

SPAK goditi mbrëmë një organizatë kriminale me 16 anëtarë, e cila trafikonte tonelata kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Me kërkesë të SPAK u arrestua në Palasë Ermir Ndreaj, i njohur si pronar i disa kompanive, kryesisht të rrjetit të clubeve “Cinco Cavalli”, i restorantit Savoy në Kompleksin Deliorgji dhe i qendrës estetike Clinique Cinq po në Kompleksin Deliorgji, në emrin e bashkëshortes Elira Ndeaj (Barbullushi).

Të arrestuar nga aksioni i SPAK janë dhe dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani. Ky i fundit është i njohur për lidhjen e tij të dashurisë me Kejda Ajazin, vajza e ish-deputetes dhe ish ministres së PD-së, Majlinda Bregu. Kejda Ajazi është përfolur dhe më parë në media për jetën luksoze nha Dubai deri në Monaco.

Në gusht të vitit 2024, vajza e ish-ministres dhe ish-deputetes demokrate Majlinda Bregu u shfaq duke ekspozuar jetën luksoze në Monaco, me sa duket me paratë e kokainës. Ajo postoi një video të postuar në rrjetet sociale, duke u shfaqur krah partnerit të saj, me një çantë ‘Hermes Birkin’ në dorë, me një makinë luksoze me vlerë 500 mijë euro.

Në video, Kejda shfaqet e shoqëruar nga i fejuari i saj, i arrestuar nga SPAK, ndërsa shoqëruesit e hotelit nxitojnë t’i hapin derën e makinës luksoze. Nga ana e saj, Kejda nuk del nga makina luksoze pa i hapur derën.

Asokohe shumë komentues ngrinin natyrshëm pyetjen se nga buronte gjithë ky luks dhe arrogancë e vajzës së Bregut. Ndërkaq, nuk dihet nëse vajza e zonjës Bregu vetëm ka shijuar luksin me paratë e trafikut të kokainës apo ka marrë pjesë edhe në pastrimin e parave si partneret e trafikantëve të tjerë.

Ermir Ndreaj është një nga personat e vënë në pranga në kuadër të aksionit të nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), një aksion që nisi një natë më parë.

Deri më tani janë vënë në pranga katër persona, mes tyre dhe dy vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani si dhe Ermir Ndreaj.

Një tjetër person raportohet se është vënë në pranga në Elbasan, por emri i tij nuk është zbardhur ende.

Por, ndryshe nga dy vëllezërit, Ermir Ndreaj nuk është një emër i padëgjuar, si për median shqiptare, ashtu edhe për atë ndërkombëtare.

Ndreaj jeton në Tiranë, pasi deri një natë më parë, për autoritetet shqiptare ai rezulton një biznesmen mjaft i fuqishëm pasi ka ngritur aktivitete si klub nate, restorant luksoz si dhe një klinikë estetike mjaft me emër.

Ndreaj njihet nga rrethi i tij i bashkëpunëtorëve si “Cinco”, pseudonim që e ka përdorur për t’i vënë dhe emrin një prej bizneseve të tij, “Cinco Cavalli”, në Durrës, të cilin tashmë nuk e zotëron më.

Një tjetër biznes që ai ka ngritur është edhe “Savoy Garden”, një nga restorantet më elegante në Tiranë, që frekuentohet nga persona publikë dhe kryesisht elitarë të vendit.

Ky restorant ndodhet në kompleksin “Delijorgji”, aty ku një natë më parë zbarkuan agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në të njëjtën zonë, ndodhet edhe biznesi tjetër Clinique Cinq që bashkë me reatorantin menaxhohet dhe administrohet nga partnerja e Ndreajt.