E mbajti me buke dhe i mori 20 milione lekë! Ja pse e vr*u 52 vjecaren i dashuri i saj ne Pogradec

Autori i dyshuar, Ilirjan Selmani, 37 vjeç, me të cilin Teço kishte një lidhje intime prej 8 vitesh, e ka vrarë fillimisht 52-vjeçaren, më pas ka fshirë gjurmët e gjakut…

Zbulohet fotoja e 52-vjeçares që u vra në Pogradec. Policia ka arrestuar Ilirjan Selmanin, i cili dyshohet se kishte lidhje me gruan, e cila u gjet e pajetë herët mëngjes, teksa shtëpia e saj ishte shkrumbuar nga flakët.

Fillimisht dyshohej se viktima Kozeta Teço kishte humbur jetën nga asfiksia për shkak të zjarrit, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja thike në qafë, duke nxjerrë në dritë një vrasje të qëllimshme.

I kishte marrë rreth 2 mln lekë/ Kush është

Viktima Kozeta Teço

Autori i dyshuar, Ilirjan Selmani, 37 vjeç, me të cilin Teço kishte një lidhje intime prej 8 vitesh, e ka vrarë fillimisht 52-vjeçaren, më pas ka fshirë gjurmët e gjakut duke përdorur peshqirë dhe kartopeceta, të cilat i hodhi në një kosh mbeturinash pranë banesës. Për të zhdukur çdo provë, ai ka ndezur disa vatra zjarri në shtëpi, por planit të tij nuk i shpëtuan kamerat e sigurisë, të cilat e regjistruan duke hedhur materialet e përgjakura. Policia kontrolloi në kosh dhe gjeti materialet.

Burimet hetimore bëjnë me dije se Selmani, i cili herë pas here punonte në ndërtim dhe në Greqi, kishte varësi nga lëndët narkotike dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor, për të cilat merrte edhe pagesë invaliditeti.

Dyshohet se gjatë viteve të lidhjes, ai i kishte marrë Kozeta Teços rreth 2 milionë lekë, shumicën e të cilave viktima i siguronte nga motrat që jetonin në Greqi dhe Tiranë.

Vetë Selmani, u shoqërua në policia dhe para mediave në momentin e ndalimit mohoi ta ketë kryer ai krimin. Por policia duket se ka siguruar prova të forta që të çojnë te ai.

52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet pa jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, teksa ishte asfiksuar nga tymi i zjarrit që kishte rënë në apartamentin e sajnë Pogradec.

Në trupin e saj u gjetën shenja dhune, teksa dyshohet se është rrahur për vdekje nga i dashuri i saj Ilirjan Selmani, i cili më pas për të zhdukur gjurmët dogji dhe banesën. Nuk dihen ende arsyet, ndërsa më vonë Selmani u vu në prangat e policisë. Panorama.com.al ka arritur të sigurojë një foto të Kozeta Teços.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pas daljes nga banesa, ka mohuar ta ketë kryer ai vrasjen.

Ndërkohë, policia po vijon hetimin për të zbardhur motivin që shtyu të riun nga Pogradeci të vriste partneren e tij.

Të dhëna të reja janë zbuluar për Ilirjan Selmanin, 37-vjeçarin që dyshohet si autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço në qytetin e Pogradecit. Sipas burimeve të siguruar, viktima dhe autori kishin një marrëdhënie intime që zgjaste prej gati 8 vitesh.

Selmani, i cili punonte herë pas here në ndërtim apo në Greqi, rezulton gjithashtu të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se Teço, në biseda me persona të afërt, kishte pohuar se Selmani i kishte marrë rreth 20 milionë lekë në total gjatë viteve të lidhjes. Paratë, sipas saj, i vinin nga motrat që jetonin në Greqi dhe Tiranë.

Pas ngjarjes së rëndë, mëngjesin e së hënës, Selmani është takuar me disa të njohur të tij, të cilëve u ka pohuar se kishte vendosur të ndahej nga Kozeta, duke pretenduar se ajo kishte krijuar një lidhje tjetër dhe se mund ta dëmtonte për shkak të xhelozisë.

Hetuesit dyshojnë se këto deklarata janë bërë me qëllim për të krijuar një alibi dhe për të shmangur dyshimet për vrasjen që kishte kryer. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 37-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përfitonte pagesë invaliditeti për shkak të gjendjes së tij.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pas një konflikti të ashpër mes çiftit brenda banesës së viktimës. Gjatë debatit, Selmani ka goditur Kozetën me një mjet prerës, duke i shkaktuar plagë të rënda në qafë dhe krah, që rezultuan fatale.

Pas vrasjes, ai ka tentuar të pastrojë gjurmët e krimit duke fshirë gjakun me peceta dhe bluza, të cilat më pas i hodhi në një kazan plehrash pranë vendit të ngjarjes. Veprimet e tij janë filmuar nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë, të cilat kanë qenë kyçe për identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Pogradecit, për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi opinionin publik.