Erdogan-Rama, dashuria ka mbaruar apo “çifti” po shtiret si i ndarë? Cfare ndodhi të shtunën që askush se kuptoi?

Kriza në marrëdhëniet Tiranë–Ankara: Bojkoti i Samitit në Stamboll dhe sinjalet që nuk mund të injorohen

Shqipëria refuzon nismën e re rajonale të udhëhequr nga Turqia, duke shtuar tensionet diplomatike dhe shkëputur një lidhje që dikur konsiderohej strategjike

Dashuria e gjatë mes Edi Ramës dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan duket se ka hyrë në fazën e ngrirjes totale. Një incident diplomatik i ndodhur fundjavën e kaluar sinjalizoi qartë thellimin e krisjes në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Ankarasë. Më 26 korrik, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, organizoi në Stamboll samitin për themelimin e nismës rajonale “Platforma për Paqen”, me synim krijimin e një forumi bashkëpunimi të udhëhequr nga Turqia për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Logoja dhe emri i nismës, një rreth me yllin dhe hënën, simbole të identitetit shtetëror turk, e pozicionojnë qartë platformën si një projekt të sponsorizuar drejtpërdrejt nga Ankaraja, paralel dhe në konkurrencë të heshtur me nismat e Bashkimit Evropian në rajon.

Samiti i parë i “Platformës së Paqes” u zhvillua jo në Ankara, por në Stamboll, një tjetër simbol i “dashurisë” së vjetër turke për Ballkanin. Në këtë takim që ishte përgatitur me aq rëndësi nga krahu i djathtë i Erdoganit, Shqipëria e Edi Ramës e prishi festën ish-shefit të shërbimit sekret turk.

Kjo pasi Tirana nuk delegoi në takim, ministrin e Jashtëm Igli Hasani, ndërkohë që Serbia përfaqësohej me shefin e diplomacisë dhe krahun e djathtë të presidentit Vuçiç, Marko Gjuriç.

Maqedonia e Veriut dërgoi gjithashtu ministrin e Jashtëm, Timco Mucunski, Mali i Zi, vetë zv.kryeministrin e ministrin e jashtëm, që është një musliman bashknjak: Ervin Ibrahimoviç. Po ashtu Bosnja kishte dërguar ministrin e Jashtëm, Elmedin Konakoviç.

Igli Hasani e bojkotoi takimin me paralajmërim, duke regjistruar aty zv.ministren Silda Anagnosti Çepe.

Erdogan-Rama, dashuria ka mbaruar apo “çifti” po shtiret si i

Edhe Kosova kishte regjistruar si pjesëmarrëse në Samit vetë ministren e Jashtme Donika Gërvalla, e cila nuk shkoi pasi ishte seanca e fundit e konstitutimit të Kuvendit, një justifikim i bindshëm ky. Kosovën në Samit e prezantoi ambasadori në Ankara, Agon Vrenezi.

Hakan, kishte marrë një masë paraprake për të përkëdhelur Serbinë, duke mos vendosur emrat e shteteve në tabelat e takimit. Të cilët çuditërisht përfaqësoheshin nga emrat e kryeqyteteve përkatëse, pra: Ankaraja, Beogradi, Sarajeva, Shkupi, Tirana, Prishtina dhe Podgorica.

Erdogan-Rama, dashuria ka mbaruar apo “çifti” po shtiret si i

Burime diplomatike raportojnë se bojkoti i Shqipërisë u përjetua rëndë nga Ankaraja dhe u përcoll zyrtarisht në Tiranë përmes një note të ashpër diplomatike, të regjistruar tashmë nga Ministria e Jashtme shqiptare si incident ndërpalësh. Në protokollin diplomatik shqiptaro-turk pas Luftës së Dytë Botërore nuk është regjistruar një episod i tillë përplasjeje.

Një tjetër sinjal i ftohjes së kësaj marrëdhënie është edhe pompoziteti i ardhjes në Tiranë për të tretën herë i Presientit të Emiratevet ë Bashkuara, Mohamed Bin Zajed, posaçërisht për të marrë një dekoratë të lartë.

Dekoratë, që Edi Rama nuk ja ka dhënë protektorit të tij e mikut të vjetër që e ka mbështetur për 12 vite. Atij që me përkëdheli e thërret “Sulltani Im”, kur i shkon në zyrën e Pallatit të Ankarasë, atë të Dollma Bahçesë në Stamboll apo në Marmaris.

Afrimi me Emiratet e Bashkuara nuk është gjë tjetër veçse një karshillëk gjeopolitik që i bëhet Turqisë, e cila ka dashur të jetë ajo komisionerja e lidhjes së Shqipërisë me vendet islamike. Megjithatë, marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Erdoganit ka pasur shpesh ngrirje e ulje ngritje të tilla. Por pjesa më e madhe e tyre kanë qenë teatër, si pasojë e presionit amerikan dhe europian. Kjo si në rastin e Komunitetit Musliman, ashtu edhe në çështje të tjera, ku Shqipëria duhet t’i qëndrojë besnik kërkesave të Brukselit. Megjithatë, atmosfera e humorit të marrëdhënieve Tiranë-Ankara është shumë e rëndë, e kjo shihet në mediat pro-erdoganit në trojet shqiptare, ku Edi Rama konsiderohet një sionist dhe anti-palestinez.

Mirë kjo nuk do të thotë asgjë, pasi Erdogan e ka treguar shpesh se brenda natës ndryshon miqtë dhe armiqtë, të cilët i mban gjithmonë shumë afër. Por Ankaraja e ka një problem për të gjetur një krah politik mbështetës në Tiranë, pasi e kanë zhgënjyer të gjithë. Ndaj po krijon në heshtje një parti të re të sajën, e cila ndoshta nuk do të arrijë kurrë të jetë në pushtet, por do të ketë ndikimin e saj të fortë. Siç bëjnë grekët. Sulltani, ndryshe nga Athina, duket ka hedhur shumë, po shumë para për këtë projekt. Në media dhe politikë!/Pamfleti