Pas zgjedhjeve! Binesmenët e vegjël ‘qajnë’ për shembje, Noizy që mbështeti qeverinë ble ‘Lamborghini’

Në një kohë kur qeveria ka treguar një dorë të ashpër ndaj banorëve të Thethit dhe biznesmenëve të vegjël në mbarë vendin, duke shembur investimet, bizneset dhe ndërtimet e tyre, nuk mund të injorohet edhe një tjetër aspekt që lidhet me luksin e shfrenuar.

Reperi Rigels Rajku ose Noizy siç mund ta njihni, i cili ishte pjesë e fushatës së PS-së dhe shoqëroi Edi Ramën me këngën zyrtare të fushatës, duket se ka marrë një “shpërblim” të majmë për kontributin e tij. Kohët e fundit, ai ka postuar në rrjetet sociale një Lamborghini dhe një tufë parash, duke lënë të kuptohet se shpërblimi ishte jashtëzakonisht i madh.

Këngëtari i fushatës së PS-së ka marrë reagime negative në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë të thjeshtë i kanë bërë thirrje që të mos harrojë se nuk është gjithçka paraja në këtë jetë dhe se në kohë krize, duhet të mbajmë një qëndrim më të përmbajtur dhe modest.

Së fundmi, qeveria ka shembur dhjetëra ndërtesa në zonën e Thethit, ndërkohë që ka nisur një aksion për “lirimin” e hapësirave publike në mbarë Shqipërinë.