Deputeti Dashnor Sula ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli për ndarjen e tij nga Partia Demokratike por dhe për zhvillimet brenda kësaj force politike.
Sula e cilësoi si fyerje që Flamur Noka mban postin e sekretarit të përgjithshëm të PD, duke e cilësuar si “njeri me zhvillim mesatar intelektual”.
Nga ana tjetër, ai shtoi se Berisha nuk i do pranë njerëzit që i thonë të vërtetën në sy.
Sipas Sulës, nëse krerët e PD kanë inat një person e largojnë pavarësisht se ai mund të sjellë vota dhe ky është ndryshimi me Partinë Socialiste.
“Nuk jam nga ato servilët që thonë se Berisha është Zoti që do shpëtojë PD-në. Nuk e bën gjithçka Berisha se ka dhe staf. Duke filluar nga sekretari i përgjithshëm. Për mua është fyerje për demokratët.
Nuk e them sot, e kam thënë prej shumë kohësh. Është fyerje e inteligjencës, që një njeri me këtë zhvillim mesatar intelektual të jetë numri 2 i Partisë Demokratike. Nuk është normale që figurat më të mëdha të PD të jenë me origjinë nga veriu.
Respekt për veriorët por duhet shumëllojshmëri. Duhet ekuilibrim. Ata që e shanë më shumë, e dhunuan më shumë foltoren. Çfarë nuk kanë thënë e nuk kanë bërë. Sot ulen dhe hanë e pinë në një tavolinë me ata të foltores. E kuptoni moralin që kanë këta?
Nuk i duan njerëzit që ua thonë të vërtetën në sy. Nuk i duan mendimet ndryshe. Rama ka një dallim sepse edhe nëse e ka inat një personazh, nëse ai ka vlera elektorale, e mban në parti. Ndërsa këta, meqë më kanë inat mua, le të sjell vota, më largojnë,” tha Sula.
Disa komente ne lajmin e TEMA: . Me vjen keq per fjalorin qe perdor. Dash Sula eshte i zgjuar, por duhet te tregoje mencuri per spastrimin e partise Demokratike nga birir dhe dhenderri i Serbise, kreu i agjetures serbo-greko-ruse ne Shqiperi. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duhet t‘i jape denimin e merituar kryekriminelit dhe kryehajdutit multmilioner Salih Berisha. GJPA per KKO duhet te vetepastrohet nga minjte e Salihit, Sllobodankes, Zenit dhe Argites dhe ta rrase brenda mafiozin “Berisha”, i cili ka ne kurriz 38 akuza publike per korrupsion, vjedhje, shkaterrime, djegie e vrasje. Demi qe i ka bere ky vampir popullit shqiptar eshte 10 here me i madh se ai qe i bene Musolini e Hitleri per 5 vite te Luftes II Boterore. Tani del e mban fjalime ne gjendje delirante e halucinante dhe vjell peshtyme e helm kunder shtetit demokratik te shqiptareve ne Athine e Bruksel. Pushteti Gjyqesor duhet ta dije se sot populli shqiptar nuk gjykon me kryekriminelin dhe kryehajdutin Salih Berisha (te cilin e njeh mire), por gjykon se kush eshte Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ne Shqiperi.