Donald Lu iu tha që Reforma e Drejtësisë nuk do prekte ‘ELITEN’, por ja cfare bëri Berisha që Rama ngeli pa fjale

sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në studion e Euronews Albania, duke hedhur dritë mbi prapaskenat e votimit të Reformës në Drejtësi dhe ndikimin e faktorëve të huaj në këtë proces. Në një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, Manjani akuzoi se reforma u përdor si një instrument politik në duart e Edi Ramës, ndërsa në tryezat e negociatave u diskutua hapur mosprekja e liderëve politikë, përfshirë përfaqësuesit më të lartë të partive kryesore.

“Donald Lu kërkoi garanci për liderët – u përgatit një nen i posaçëm”

Sipas Manjanit, në kulmin e diskutimeve për votimin e reformës, ish-ambasadori amerikan Donald Lu ka shprehur qartë një qëndrim të pazakontë për publikun shqiptar:

“Donald Lu e ka prekur këtë gjë. Liderët aktualë nuk do preken,” – tha Manjani, duke shtuar se kjo u përkthye edhe në një nen të posaçëm në draftin e reformës, i cili synonte të garantonte paprekshmërinë e drejtuesve politikë të kohës.

Politika luajti kartën e imazhit: “Jo ne, e heqim!”

Por ajo që pasoi, sipas Manjanit, ishte një lojë e pastër politike. Edhe pse nenin e donin të gjithë në thelb, askush nuk pranoi publikisht të marrë përsipër përfitimin e tij, për shkak të frikës nga opinioni publik:

“Berisha ka dalë i pari, ka thënë ‘jo’. Basha pas tij dhe Rama më pas ka thënë: ‘S’keni frikë ju, e heqim.’”

Sipas Manjanit, reforma mbeti pa nenin e imunitetit, por jo sepse liderët donin drejtësi të vërtetë, por sepse nuk donin të dëmtonin imazhin e tyre politik.

“Reforma, mjet për forcimin e pushtetit të Ramës”

Në analizën e tij, Manjani nuk nguroi të thotë se Reforma në Drejtësi, ndonëse e trumbetuar si një revolucion demokratik, ka përfunduar në duart e një njeriu të vetëm – Edi Ramës.

“Cilësia e atyre ligjeve është shumë e dobët. Koha tregoi që reforma ishte një mjet për të fuqizuar Ramën. Politika është imazh, dhe në fund të ditës, Rama e ka pasur kartë këtë në fushatë.”

Ai kujtoi gjithashtu se kundërshtarët politikë të Ramës, si Meta, Berisha apo Basha, ishin të gjithë të ngarkuar nga e kaluara apo përfshirë në çështje që lidhnin me drejtësinë, gjë që e lehtësoi Ramën të përdorte këtë reformë për të goditur kundërshtarët dhe për të pastruar terrenin politik.

Deklaratat e Manjanit janë ndër më të drejtpërdrejtat deri më tani mbi prapaskenat e Reformës në Drejtësi dhe përforcojnë narrativën se reforma u politizua që në embrion. Ai sugjeron qartë se, pavarësisht ndërhyrjeve ndërkombëtare, vendimet finale për fatin e drejtësisë shqiptare u morën nga po ata që duhej të ishin objekt i saj.