Valbona Selimllari cudit me reagimin e saj

Reagimi i Valbona Selimllarit pas ngjarjes se ndodhur ne Dhermi i ka lene njerezit te shtangur. Ne nje dalje televizive ne Tv Klan, ne vend qe te fliste per fatin e djemve te saj, ajo eshte munduar te kujdeset per veten, duke folur per ngjarje qe nuk kishin lidhje me ate qe kishte ndodhur.

Ajo ka folur per “Kënga Magjike” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, sikur nuk ka ndodhur asgje. Në fakt, shiko unë në përgjithësi, nëpër daljet e mia, të gjithë e kanë vënë re që unë jam goxha e kontrolluar. Kam dashur të jem pak…serioze. Mirëpo ky fustani ishte më serioz se ç’duhet se ishte deri këtu (bën me shenjë te fyti) dhe nuk arrija të flisja. Më dukej sikur më zinte frymën, pak sikleti, pak përgjegjësia në atë skenë dhe ai fustani i mbyllur krejt dhe pastaj u zhveshëm, edhe një çikë më shumë se ç’duhet… por atëherë kam qenë e palestruar.

Në një nga netët, ndërsa prezantonte Rovena Dilon, e nxitur edhe nga rrugëtimi i kësaj të fundit, Valbona shprehu edhe një dëshirë për veten.

“Unë nesër mund të bëhem një këngëtare. E di pse? Sepse mora shkak nga këngëtarja që ne do të ftojmë tani. Ajo dikur ka qenë një prezantuese spektaklesh televizive dhe sot është një nga zërat më të njohur për ne. Ajo është Rovena Dilo!”

Por pse Valbona nuk e ndoqi më këtë ëndërr? Ajo e quan “pengun” e saj, por është mirënjohëse për mundësitë që i janë dhënë.

Ardit Gjebrea: Rovena prezantonte spektakle televizive, pra prezantuese dhe këngëtare dhe ti the pse mos të bëhem edhe unë këngëtare? Pse nuk u bëre? E ke peng?

Valbona Selimllari: E kam peng. Unë e kam nisur në fillore, kam qenë solistja e shkollës. Më 1 shtator, unë dhe motra ime hapnim siparin e shkollës, me duet. Kam kënduar në Pallatin e Pionerëve, kam qenë soliste në disa koncerte në kohën kur isha në 8-vjeçare, më pas kam kënduar për qejf. Jam shumë pishman që s’jam bërë këngëtare.

Ardit Gjebrea: Sidoqoftë…

Valbona Selimllari: Asnjëherë nuk është vonë. Për të qenë e sinqertë, unë këngën e kam dashur dhe mendoj që do të kisha qenë një këngëtare shumë e mirë. Dua të theksoj që shansin e parë për të kënduar në një skenë të madhe ma ka dhënë Arditi dhe këtë nuk do t’ia harroj sa të kem jetë.

Ardit Gjebrea: “Vetëm ti…”

Valbona Selimllari: O Zot, sa e bukur është kjo kënga! Më lejoni t’ju them historinë e këngës. Kënga është krijuar për 20 minuta. U shpreh dëshira. Arditi e mori, me atë dashurinë e madhe edhe për të më gëzuar mua, unë të paktën kështu e kam ndier dhe ajo është njëj këngë që është bërë për gjysmë ore a 20 minuta. Pas aq mua më merr në telefon dhe më thotë “hajde se kam një surprizë”, unë shkoj lart ku ishte një piano, Arditi vë këngën, e këndon, “kjo është kënga jonë, do ta këndojmë nesër.”