Një video tronditëse nga Rripi i Gazës jep realitetin tragjik, që civilët përjetojnë çdo ditë, duke u përqwndruar te një fëmijë i vogël që kërkon me dëshpërim të dashurit e tij.
I mituri Hammoud u kap nga një fotograf palestinez duke kërkuar gjyshërit e tij në rrënojat pas një sulmi ajror izraelit në qytetin e Gazës. Videoja, e publikuar nga Al Jazeera, është prekëse.
Me lot në sy, Hammoud dëgjohet të thotë: “po kërkoj gjyshërit e mi. Betohem, më mungojnë…”
Kur fotografi e pyet se ku janë, fëmija tregon me gisht nga mbeturinat dhe përgjigjet me zë të dridhur: “Ja ku janë…”.
Ai përkulet mbi rrënojat dhe përpiqet t’i lëvizë gurët e rëndë me duar, ndërsa qan me dënesë, bërtet: “dua gjyshin tim, dua gjyshin tim…” , duke refuzuar të heqë dorë nga shpresa se do t’i gjejë.
Imazhi i Hammudit të vogël është bërë simbol i tragjedisë njerëzore që po zhvillohet në Gaza, mes një skene të pandërprerë dhune dhe shkatërrimi.