Darka ‘m*sterioze’ e Edi Rames me Alex Soros dhe Huma Abedin! Ja cfare ndodhi në vilën qeveritare

Filantropi i njohur dhe kreu aktual i Fondacionit “Open Society”, Alex Soros, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për një vizitë private, vetëm pak javë pas dasmës së tij me Huma Abedin, ish-këshilltare e Hillary Clinton dhe figurë e njohur politike në SHBA. Burime për Syri TV konfirmojnë se çifti Soros-Abedin ndodhet prej dy netësh në jug të vendit, konkretisht në Dhërmi, ku po qëndrojnë në një nga vilat shtetërore të rezervuara për vizita zyrtare.

Në mbrëmjen e djeshme, çiftit i është bashkuar kryeministri Edi Rama, me të cilin kanë darkuar në një restorant ekskluziv buzë detit në Dhërmi. Në një foto të siguruar nga Syri TV, Edi Rama shihet i ulur përballë çiftit Soros, në një tavolinë të thjeshtë, por që sipas burimeve të tjera, ka qenë pjesë e një ambienti tërësisht të rezervuar për ta, duke mos kaluar pa u vënë re nga pushuesit dhe stafi lokal.

Sipas burimeve të brendshme, Alex Soros dhe Huma Abedin kanë mbërritur në Shqipëri me një jaht luksoz që është ankoruar fillimisht në Sarandë dhe më pas ka vazhduar drejt bregdetit të Dhërmiut. Çifti është akomoduar në një nga vilat qeveritare të zonës, e cila ndodhet nën administrimin e Këshillit të Ministrave dhe përdoret zakonisht për pritje zyrtare të nivelit të lartë.

Kjo vizitë, ndonëse në pamje të parë private, ngre shqetësime të justifikuara për përdorimin e pasurive publike për qëllime jozyrtare, në mungesë të një njoftimi zyrtar apo transparence nga ana e qeverisë shqiptare. Vilat qeveritare janë prona shtetërore, të mirëmbajtura nga taksat e qytetarëve dhe të destinuara për pritje diplomatike apo vizita zyrtare në emër të shtetit shqiptar.

Fakti që Alex Soros – një figurë me ndikim global në politikat liberale, përfshirë në rajon – po qëndron në një vilë shtetërore pa një axhendë të shpallur zyrtarisht, ngre pyetje serioze mbi qasjen selektive të qeverisë ndaj pasurive publike, si dhe mungesën e çdo deklarate nga institucione përgjegjëse për shpjegimin e vizitës.

Për momentin, as zyra e kryeministrit, as Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë për qëndrimin e Soros dhe Abedin në vendin tonë, ndonëse praninë e tyre në një aset publik, të destinuar për funksione shtetërore, duhet ta shoqërojë një minimum transparence institucionale.

Mbetet për t’u parë nëse kjo vizitë do të pasohet nga një axhendë zyrtare, një deklaratë për shtyp apo thjesht do të mbetet një shembull i radhës i përdorimit të pushtetit për mikpritje private në vila të taksapaguesve shqiptarë.

FOTO/ Alex Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, Rama darkon me