E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë artisti i madh shqiptar (Emri+Foto)

Është ndarë nga jeta pedagogu i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, Robert Papavrami dhe babai i Tedi Papavramit. Akademia e Shkencave shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.

“Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, thekson Akademia e Shkencave.

Ndahet nga jeta violinisti Robert Papavrami

Robert Papavrami është një nga figurat e njohura të muzikës në Shqipëri. Djali i doktorit Theodhor Papavrami, Roberti u rrit në një familje tradicionale, ku gjëja më e rëndësishme ishte detyra. Roberti i ri u shqua si violinist me shpirt, teksa u bë pedagog i violinës dhe për dekada nxori shumë violinistë.

Ndahet nga jeta violinisti Robert Papavrami

Edhe pas vendosjes në Francë ku hapi një shkollë, ai vazhdoi me pasionin e tij për zbulimin e talenteve dhe formimin e violinistëve të rinj. Shumë nga nxënësit e tij kanë debutuar dhe vazhdojnë edhe sot të njihen me emër në skenat e botës.

Në nëntor 2014 Robert Papavrami, u nderua nga kryeministri Edi Rama, me medaljen e mirënjohjes, për kontributin e gjatë në artin shqiptar.