Ndryshojne rregullat per te shkuar ne Amerike? Matuni mire, ja cfare mund te kerkohet

Propozimi vjen ndërkohë që administrata Trump po ashpërson kërkesat për aplikantët për viza.

Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit njoftoi se shumë aplikantë për rinovim vizash do të duhet t’i nënshtrohen një interviste shtesë personale, gjë që më parë nuk kërkohej.

Përveç kësaj, DASH po propozon që aplikantët për programin e Lotarisë së Vizave të kenë pasaporta të vlefshme nga vendi i tyre i shtetësisë.

Një përmbledhje e njoftimit për garancinë, e cila u publikua në faqen e internetit të Regjistrit Federal të hënën, nënvizon se programi testues do të hyjë në fuqi brenda 15 ditëve nga publikimi zyrtar dhe është i nevojshëm për të siguruar që Qeveria amerikane të mos mbetet financiarisht përgjegjëse nëse një vizitor nuk i përmbahet kushteve të vizës së tij apo saj.

“Të huajt që aplikojnë për viza si vizitorë të përkohshëm për biznes ose qejf dhe që janë shtetas të vendeve të identifikuara nga departamenti si me nivele të larta të shkeljeve të vizës, me mangësi në informacionin për verifikim dhe kontroll, ose që ofrojnë shtetësi nëpërmjet investimit, nëse kjo shtetësi është marrë pa kërkesë për qëndrim në vend, mund të bëhen subjekt i programit testues”, thuhet në njoftim.

Thuhet gjithashtu se vendet që preken do të renditen sapo të hyjë në fuqi programi.

Kjo garanci nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve që marrin pjesë në Programin e Heqjes së Vizave (Visa Waiver Program) dhe mund të përjashtohet për të tjerët në varësi të rrethanave individuale të aplikantit.

Garancitë për vizat janë propozuar edhe më parë, por nuk janë zbatuar.

Departamenti i Shtetit tradicionalisht ka dekurajuar këtë kërkesë për shkak të procesit të ndërlikuar të depozitimit dhe kthimit të garancisë, si dhe për shkak të perceptimeve të gabuara që mund të krijohen në publik.

Megjithatë, departamenti tha se ky qëndrim i mëparshëm “nuk mbështetet nga ndonjë shembull apo dëshmi e kohëve të fundit, pasi garancitë për viza nuk janë kërkuar përgjithësisht në ndonjë periudhë të fundit”./Radio Europa e Lirë/