Tr*nditese në Ksamil, Dy te moshuar ng*cmojne 15-vjeçarin! I gjuajta me gurë se donin te me…

Në plazhin e Pllakave në Ksamil, një ngjarje e rëndë dhe shqetësuese ka tronditur pushuesit dhe ka ngritur alarmin për sigurinë e të miturve.

Një 15-vjeçar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania se është përballur me një situatë të frikshme, kur dy turistë të moshuar me shtetësi belge, sipas tij, kanë tentuar ta ngacmojnë në mënyrë të papërshtatshme.

Sipas rrëfimit të adoleshentit, gjithçka ka ndodhur papritur, ndërsa ai ndodhej vetëm në afërsi të ujit. I tronditur nga veprimi i tyre, ai është larguar menjëherë nga vendi, por frika se mos e ndiqnin e ka shtyrë të marrë gurë dhe t’i godasë, për t’i penguar të afrohen sërish.

Ngjarja ka krijuar shqetësim të madh, duke hapur debat për nivelin e sigurisë në plazhet shqiptare, sidomos gjatë sezonit të verës kur ato frekuentohen nga turistë vendas e të huaj. Rasti tregon nevojën urgjente për prani më të madhe të rojeve bregdetare, policisë dhe përkujdesje të shtuar nga familjarët, në mënyrë që të miturit të mos bien pre e situatave të rrezikshme.

Mesazhi i plotë i të riut, i dërguar në redaksi, është:

“Përshëndetje JOQ, sot në Ksamil, në plazhin e Pllakave, këta dy pleq u përpoqën të më ngacmonin. U largova dhe fillova t’i godisja me gurë që të mos afroheshin më. Janë belgë. Unë jam djalë 15 vjeç.”