Po afrohet një furtunë e madhe në politikën shqiptare. Pas më shumë se tri dekadash korrupsion galopant dhe zhvatje të pasurisë publike, “bomba” pritet të shpërthejë nga dy drejtime: SHBA dhe SPAK. Avokati Spartak Ngjela ka zbuluar prapaskenat e forta pritet që të trondisin elitën politike, ku sipas tij, ekspertë të specializuar amerikanë kanë zbuluar miliarda euro të fshehura në bankat ndërkombëtare.
Paratë janë gjurmuar jo vetëm në llogaritë direkte të politikanëve të lartë, por edhe te njerëzit e tyre më të afërt, përmes një skeme të sofistikuar transferimesh. Tashmë gjithçka është hetuar, dosjet janë gati dhe pritet të nisë faza e dytë: goditja penale dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme që kanë kapur për fyti shtetin. “I gjithë korrupsioni i lartë shtetëror që është në proces penal do të konfiskohet.
SPAK i ka në dorë. Vjedhje e madhe e popullit ka qenë kjo në tridhjetë vite rresht. Por do të konfiskohen të gjithë; dhe ekspertiza amerikanë i ka gjetur edhe paratë e tyre të depozituara në bankat ndërkombëtare madje edhe në ato që janë në freezonë. Edhe paratë e fshehura e të transferuara tek të tjerët; janë nën hetim e po zbulohen rast pas rasti.
Por gjendja ka qenë e rëndë në të gjithë Shqipërinë, në pushtetin qendror por edhe në pushtetin vendor. Gjithçka është e hetuar. Dhe është përgatitur edhe skema e goditjes penale dhe e konfiskimeve të pasurive korruptive. Kurse ekspertet amerikanë në ndihmë të SPAK-ut; janë kthyer dhe kanë filluar punë. Por goditja duhet të jetë e rëndë. Pyetja që bëhet sot kudo është kjo: çfarë kanë qenë këta hajdutë, kafshë kanë qenë?
Jo, ata kanë qenë hordhi antishqiptarr që pas rrëzimit të komunizmit me intuitë kriminale menduan të vidhnin shtetin dhe të krijonin pasurinë e tyre, në mënyrë që pushtetin politik ta kthenin në një pushtet personal.. Por si i erdhi fati Shqipërisë që filluan hetimet kundër parasë së korrupsionit të lartë shtetëror?
Ishte ndërhyrja e pastër dhe me profesionalizëm e politikës amerikane që, me forcën e presionit të saj, e detyroi politikën e lartë në Shqipëri që të ndërtonte ligjërisht SPAK – un. Dhe ja, kjo ka qenë fitorja e drejtësisë dhe, nëse SPAK- u do ta çojë deri në fund këtë proces; historia do të shkruajë që drejtësia SPAK e çliroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar nga korrupsioni i lartë shtetëror që në Shqipëri ka qenë një krim i organizuar”, u shpreh Ngjela.
Situata brenda PD
Nga ana tjetër avokati Ngjela zbërthen edhe tragji-komedinë e Sali Berishës, një lider i rrëzuar nga vota, por që vijon të sundojë një parti të mundur, thjesht për të mbrojtur pasurinë e tij dhe për të shmangur drejtësinë. “Vetëm në Shqipëri ndodh që një parti si PD, hyn në zhjedhje për të firuar me fjalë, se i gjithë lidershipi e di se nuk i fiton zgjedhjet, dhe, për t’i bindur me sistem dhune, Saliu u thotë se na kanë manipuluar zgjedhjet.
Në fakt Saliu nuk ka asnjë provë, prandaj duhet të japë dorëheqjen. Por pikërisht këtu fillon tragji-komedia e Saliut, por ende nuk po kuptohet se çfarë do të bëjë. Asgjë nuk do të bëjë, se tani me këtë rëndim të sistemit mendor që ka, Saliu vijon të luajë vetëm për të mbrojtur pasurinë që ka vënë kur ka qenë kryeministër. Po a do ta mbrojë dot këtë pasuri, kur bashkë me dhëndrin e tij është në proces penal i akuzuar nga SPAK për korrupsion?
Saliu kuptohet që është i pashpresë. Por shprehja latine që unë e kam shkruar shpesh, sot i takon plotësisht atij: Sola sepse victis nulam sperare salutem – e vetmja shpresë e të mundurit është që ai të mos ketë asnjë shpresë. Prandaj e gjithë kjo që po dëgjojmë si mbrojtje të Saliut, është një komedi force: domethënë i gjithë lodërshipi i partisë e di që Partia Demokratike i ka humbur zgjedhjet e majit të këtij viti, por që, për faktin se me këtë humbje, në bazë të statut të Partisë Demokratike, duhet të ikë Saliu, me frikë, të gjithë po thonë se; “ne kemi fituar, por na kanë manipuluar procesin e votimit”. Por ama, pikërisht për këtë: a kanë fakte që t’i mbështesin për këtë alibi?
Jo, deri tani nuk kanë paraqitur asnjë fakt; por vetëm fjalë. Prandaj, në thelb, ky është një proces dëshpërimi dhe Saliu po kërkon të mbajë veten me një gënjeshtër force. Por çfarë do të ndodhë? Asgjë, sepse ngjarjet politike aktuale do të vijojnë ashtu si kanë kaluar gjithmonë: humbja e Saliut është fitore e vjedhur nga PS.
Por; po ata që në PD e dinë se fitorja e Saliut është vetëm një përrallë, çfarë do të bëjnë? Asgjë. Sepse e vetmja gjë që duhet të bëjnë është të rrëzojnë Saliun si kryetar partie; sepse atë nuk e lejon më statuti që të jetë as kryetar dhe as të kandidojë më si kryetar. Atëherë? Asgjë.
Pse? Sepse politika është forcë dhe këtë forcë e ka në një parti ai që ka shumicën. Po aktualisht kush e ka forcën në Partinë Demokratike? Forcën në PD sot ende e kanë humbësit. Por si ka mundësi që pasi të jesh mundur në një luftë ti të kesh forcë e të thuash: unë kam fituar?!! Për këtë ikni e pyesni Saliun; se morali shoqëror këtë lloj sjellje e pranon vetëm në diktaturën e dhunshme te Njëshit”, thuhet në analizën e Ngjelës.