I shpëtoi jetën! Richard Grenell merr me vete të dashurin për pushime në Shqipëri! Kush eshte burri që ia ka “vj*dhur” zemrën

Me sloganin e fushatës së Donald Trump të stampuar në bluzë dhe me një grup amerikanësh, aleati i hershëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell po shijon verën e nxehtë në rivierën shqiptare.

Kjo vizitë e tij në jugun e vendit tonë nuk është bërë publike nga “paparacët” apo fotot e shkrepura nga qytetarët, por nga vetë Grenell.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, ish-i dërguari i posaçëm i Trump për dialogun Kosovë-Serbi publikoi video ku shihej duke lundruar me anije në ujërat kristal të bregdetit të Ksamilit, duke shijuar peisazhet dhe duke i treguar të gjithë botës bukuritë e Shqipërisë.

Richard Grenell merr në Shqipëri edhe partnerin, burri që ia ka

Matt Lashey ne te djathte

Por, në mesin e miqve të Grenell vihet re edhe njeriu që i ka “vjedhur” zemrën “besnikut” të presidentit të SHBA-së.

Matt Lashey ka vendosur që këto pushime t’i kalojë me Grenell duke shijuar Shqipërinë, ushqimin e mirë të vendit tonë dhe ujin kristal.

Kush është partneri i Richard Grenell, Matt Lashey?

Richard Grenell merr në Shqipëri edhe partnerin, burri që ia ka

Richard Grenell dhe Matt Lashey

Matt Lashey, prej vitesh është duke jetuar një histori dashurie me Grenell. Ai është një sipërmarrës në teknologjinë e shëndetit dhe më parë ka shërbyer si kujdestar i Grenell për pacientët me kancer.

Lashey luajti një rol të rëndësishëm në shërimin e Grenell nga kanceri, duke zhvilluar një aplikacion të quajtur chemoWave për të ndihmuar atë të gjurmonte ilaçet e tij dhe të menaxhonte efektet anësore.

“Për fat të mirë, mbështetja e palëkundur që mora nga kolegët e mi të Fox News dhe Matt më ndihmoi të kaloja këtë kohë të frikshme “, kishte thënë Grenell më herët.