Dy divorce shumë të bujshme kanë tronditur opinionin publik shqiptar vitin e fundit.
Fillimisht artistët Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj i dhanë fund martesës së tyre, edhe pse me dy fëmijë, edhe përse nuk ishte përfolur më parë për një krizë mes tyre, apo ndonjë tradhëti të mundshme, duke i zënë në befasi të plotë fansat.
Edhe divorci mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, që është zyrtarizuar sot me vendim gjykate, mbërriti si një rrufe në qiell të pastër, kur u hodh fillimisht për konsum në opinionin publik.
Nga ana tjetër këto dy divorce i lidh një simpati e hapur që Bes Kallaku ka patur për Ilir Meten, të cilin e ka mbështetur vazhdimisht publikisht.
Dyshimet për pasuritë e Ilir Metës nën emrin e Bes Kallakut që në 2016
Në vitin 2016, gazetari Artan Hoxha, deklaronte se gazetarë anglezë, kanë rënë në gjurmët e një kompanie shqiptare të regjistruar në Londër e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar.
Sipas Hoxhës, i njëjti politikan, ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milionë paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë vënë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë.E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria.Hoxha, nuk përmendi emër politikani, por menjëherë në media, ishte emri i Ilir Metës, presidentit të sotëm që u lakua për një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 100 milion dollarë.
Në fakt, lidhja e Metës me këtë pasuri u bë pasi ish kryeministri Sali Berisha kishte lëshuar akuza ndaj tij në lidhje me grabitjen e thesarit të shtetit. 280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur.
Po kush është shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë, në emër të të cilit Ilir Meta dyshohet se ka fshehur pasurinë? Dyshimet bien në çiftin Bes Kallaku dhe gruan e tij, Xhensila Myrtezaj, të afërt me Ilir Metën. Pas investimit të amerikanëve për miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, Ilir Meta u afrua më shumë me çiftin e humorit dhe të muzikës.
Avokati i njohur: Besi dhe Xhensila u ndanë për pasuritë e Metës
Gjithashtu, në 2024 Avokati i njohur Idajet Beqiri ka përmendur divorcin e Besit dhe Xhensilës, ku shprehet se është një divorc fals dhe nuk kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrit.
Arsyeja pse kanë bërë këtë gjë sipas avokatit Beqiri është “për shkak të pasurisë që ka rrjedhur nga Ilir Meta”. Avokati shprehet se ata u divorcuan për të fshehur pasuritë e tyre, pasi kuptuan që SPAK do e kishin shumë shpejt nga mbrapa.
Idajet Beqiri: “Nuk po ndahen se shkojnë keq Xhensila dhe Besi. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës sepse ata po vlerësojnë tani që po shkon SPAK-u dhe tek ata. Do të bëjë verifikimin e pasurive të tyre si u vunë dhe si nuk i vunë dhe aty do të dalë floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila dhe që vazhdonte dyqanin ta kishte në Durrës dhe vazhdonte të shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta.
Kanë bërë pasuri të jashtëzakonshme. Shikoni vetëm vila sa i bën aty. Si mund të vihet një vilë aty ku e kanë ata dhe në komplekse të tjera? Minimumi është 1 milion euro, si mund të bëhen këto me një koncert? I dimë ne se kemi plot nga këta VIP-at këngëtarë dhe e shikojmë se çfarë përfitime kanë. Nuk mund të disponojnë miliarda siç po disponojnë këta njerëz që kanë qenë afër Ilir Metës. Po vazhdojnë të marrin masa për t’i fshehur këto pasuri. E keqja më e madhe që SPAK po vepron me ngadalësi të jashtëzakonshme dhe për këtë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë Dumani sepse po i lejon që të marrin masa për t’i fshehur pasuritë, duke zvarritur procesin, duke mos vepruar menjëherë në befasi”.