! Deputeti vr*t veten ne Parlament, arsyeja e rende

Një politikan finlandez ka vdekur në Parlamentin e Helsinkit, ndërsa policia dhe shërbimet e emergjencës kanë vërshuar në ndërtesën e kryeqytetit.

raportimeve, ai ka kryer vetëvrsje.

Drejtori i Sigurisë së ndërtesës, Aaro Toivonen, i tha gazetës lokale Iltalehti se policia po hetonte situatën.

Kryetari i Parlamentit, Jussi Halla-aho nuk komentoi për incidentin, por iu referua një deklarate të lëshuar nga policia për këtë çështje.

Sipas policisë nuk ka përfshirje kriminale në incident.

Në vendngjarje ndodhen disa patrulla policie dhe shërbime emergjente.

“Po zhvillohet një mision, me autoritetet e shpëtimit, policinë dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje. Nuk mund të them më shumë se kaq në këtë fazë”.

“Nuk mund të them se cili ka qenë reagimi emergjent nga qendra e emergjencës. Parlamenti është një vend paksa i jashtëzakonshëm, kështu që dikush mund të imagjinojë se gjëra të tilla janë marrë në konsideratë kur situata ka qenë e paqartë”, shtoi ai.

Dëshmitarët okularë raportuan se dëgjuan disa autoambulanca që largoheshin ndërsa sirenat e tyre po binin.