Lot dhe britma deri në kupë të qiellit! Dalin pamje nga cermonia m*rtore e dy motrave Dhimaku!

Dy ditë pas aksidentit tragjik në Sarandë, ku ndërruan jetë dy motrat të familjes Dhimaku, sot mbahet ceremonia mortore. Familjarë, të afërm e miq i kanë dhënë lamtumirën e fundit motrave Elvisa dhe Rezina.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e 24 gushtit, teksa dy motrat së bashku me një shoqen e tyre që udhëtonin me makinë, u përplas nga një tjetër automjet i drejtuar nga 24-vjeçari Kevi Norra, punonjës i Ministrisë së Brendshme.

Norra bëri një parakalim të gabuar dhe ishte me shpejtësi, duke u përplasur kokë më kokë me automjetin ku ndodheshin dy motrat së bashku me shoqen Antonela Zhupën. Motrat Dhimaku humbën jetën në vend, ndërsa shoqja e tyre mbeti e plagosur.


Sa i përket shoferit që shkaktoi aksidentin me vdekje, është arrestuar nga policia. Ai rezultoi se ishte dhe në gjendje të dehur.