Zbulohet skenari i forte! Nëse largohet Sali Berisha, ja për sa muaj rrezohet Edi Rama, cfare e pret vendin

Demokratët nuk e kuptojnë që u ka ardhur çasti ta rrëzojnë Saliun dhe të krijojnë Partinë Demokratike që fiton zgjedhjet?

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij viti me Partinë Demokratike.

Dhe Saliu është edhe non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me arsyen: për korrupsion me gjithë pjesëtarët e familjes së tij.

Kurse shqiptarët e Partisë Demokratike, heshtin. Ndërsa Berisha po thotë se nuk i njeh zgjedhjet se janë farsë..

Po kush ia vërteton manipulimin. Këtë injorancë në lidhje me njohjen e shtetit, Saliut nuk ia pranon as Partia Demokratike.

Po çfarë kërkon të bëjë; dhe çfarë e ka gjithë këtë betejë injorante që thotë më kanë manipuluar votat; duke mos pasur asnjë provë?

Po pse e bën?

Sepse po të mos pretendonte në mënyrë banale se ia kanë manipuluar zgjedhjet; Saliu dihet të jepte dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve.

Komedi.

Është komedi se zgjedhjet rrëzohen për manipulim me vendimin e një gjykate. Pa vendimin e gjykatës; ato kuptohet se kanë qenë të lira dhe sigurisht që mbeten në fuqi. Po Saliu?

Saliu e di që nuk i janë manipuluar zgjedhjet në muajin maj të këtij viti.

Po krerët e Partisë Demokratike nuk e kuptojnë që u ka ardhur çasti ta rrëzojnë Saliun dhe të krijojnë Partinë

Demokratike që fiton zgjedhjet?

Po nuk e bënë këtë; ata janë të gjithë jashtë kohës dhe hapësirës në Shqipëri. Por nëse Partia Demokratike e bën këtë procedurë që ia imponon statuti i saj; Edi Rama dhe Partia Socialiste rrëzohen për katër muaj.

Të shohim kush do të fitojë në shtator të këtij viti: Partia Demokratike që pa Berishën vjen në pushtet në Shqipëri; apo Sali Berisha që e dënon Partinë Demokratike që ajo të rrijë gjithmonë jashtë pushtetit politik në Shqipëri?