Kur do flase? Juristi tr*ndit me planin qe ka pergatitur Veliaj! Ajo qe di Erion Veliaj eshte f*tale per…

Juristi i njohur Romeo Kara ka reaguar pas një postimi të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i publikuar një ditë më parë në rrjetin social “TikTok”. Në atë video, Veliaj la të kuptohej përmes një mesazhi të koduar se mund të flasë së shpejti, duke ndezur diskutime të shumta mbi atë çfarë mund të fshihet pas deklaratës së tij.

Sipas Karës, mesazhi i Veliajt nuk është i rastësishëm. Ai thekson se kryebashkiaku di shumë gjëra, dhe se heshtja nuk është tipar i karakterit të tij. Juristi nënvizon se koha e heshtjes ka mbaruar dhe se Veliaj duhet të thotë publikisht gjithçka di.

“Sigurisht që Veliaj nuk e ka në ADN dhe në karakterin e tij kodin e heshtjes, që përgjithësisht e respektojnë punëkatranët”, shkruan Kara në një postim në Facebook.

Ai shton se informacioni që zotëron Veliaj është i rëndësishëm dhe potencialisht fatal për dikë, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë pasoja serioze për figura të caktuara politike ose ekonomike. Sipas tij, është e mundur që një pjesë e këtyre njohurive të përdoren për ta detyruar kryebashkiakun në një “heshtje të pjesshme”, duke i ofruar diçka në këmbim të mosshpalljes së plotë të së vërtetës.

“Ai do marrë me vete ç’të mundet dhe me shumë gjasa një pjesë të saj do t’ia servirin në pjatë, për t’i blerë një heshtje të pjesshme. Ajo që mësuam nga goja e tij është se ai di shumë dhe ajo që di është fatale për dikë”, shkruan Kara.

Në fund, juristi bën thirrje të drejtpërdrejtë që kryebashkiaku i Tiranës të flasë dhe t’i japë fund çdo aludimi, duke theksuar nevojën për transparencë dhe drejtësi:

“Shpresojmë ta dëgjojmë sa më shpejt lajmin e fundit dhe heshtjes së tij t’i vijë fundi. Ne duam të vërtetën! Ne duam drejtësi!”

Ky reagim i Karës ka shtuar më shumë tension mbi deklaratat enigmatike të Veliajt, duke e kthyer në një çështje që pritet të pasohet me interes të lartë nga opinioni publik në ditët në vijim.