Berisha: Endri Fuga është ar*isur! U thirr në SPAK, me pas u tr*ndit dhe ia mbathi, cfare i eshte zbuluar

Kreu i PD Sali Berisha, pasi ka përfunduar procesin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, ka dhënë edhe një konferencë për shtyp.

Mes të tjerash Berisha ka deklaruar se Endri Fuga është arratisur. Sipas kryedemokratit, Fuga është thirrur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me restorantin në pronësi të tij, ndaj edhe është arratisur.

Sali Berisha: Dhe në atë deklaratë, të shkruar në zyrat e Endri Fugës që më duket se… a dini gjë ku është Endri Fuga?

Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit?

A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi.

Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë?

Pra, shkrim i porositur nga Endri Fuga.

Më 4 mars pra deklarata që më anatemonin mua me të gjitha epitetet. KLGJ me një pasion të madh shumë.

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur përpara SPAK, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sali Berisha, pasi doli nga SPAK ku ishte për masën detyrim paraqitje, vijoi sërish akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Ai përsëriti deklaratat se ka qenë e dënuar dhe dëbuar nga Greqia, duke akuzuar edhe KLGJ-në se e ka mbrojtur.

Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri.

Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale.

Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.

Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove.

Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Entoni Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij.

Ja ku për merita të veçanta do të dekorohej. Prisni tani… Tani jemi prapë këtu se problemi është këtu.

Edhe njëherë rikujtoj shqiptarët se si Edi Rama, produkti më kriminal në Europë i Xhorxh Sorosit, dhe Altin Troplini, mbrojnë delinkuenten, fytyrën e vërtetë të drejtësisë sorosiane, Irena Gjoka.

Dhe unë për publikun do rikujtoj këtu të gjitha etapat.

Me datën 26 tetor 2023, avoketërit e mi, paraqesin kërkesën për dorëheqjen e saj për konflikt interesi meqenëse ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996.

Por Irena, kryetarja e Gjykatës më Speciale të Shqipërisë, nuk pranoi dhe u tha avoketërve se a keni dokument ju për këtë gjë.

Në nëntor të vitit 2023, KLGJ u jep avoketërve të mi vendimin e KLGJ për shkarkimin e Irena Gjokës. Por dy javë më parë, e njëjta KLGJ, me urdhër politik, u kujtohet kur firmosi me Delinën kjo për t’u grabitur taksapaguesve amerikanë 10 milionë dollarë. E mbani mend besoj, ishte Llagami që firmosi me Delina Ficon.

Dhe ishte Sali Berisha që denoncoi atë ditë, pavarësisht se në prani të kujt u firmos marrëveshja, si një akt madhor korruptiv. Po u plaçkisnin taksapaguesve amerikanë 10 milionë dollarë merrte tani Delina e Çuçit tani.

Në nëntor, KLGJ u thotë deputetëve se nuk ka vendimmarrje për shkarkimin e saj në vitin 1996.

Në dhjetor të vitit 2023, kërkesës së avoketërve të mi për dorëheqje meqë ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996, ajo përgjigjet se nuk pranon të japë dorëheqjen pasi ishte shkarkuar me vendim kolegjial. Tani pranon se është shkarkuar, por thotë se ishte vendim kolegjial.

Në mars të vitit 2024, gazeta greke Ta Nea boton shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia, por këto Altin Troplini dhe qeveria nuk i morën parasysh, por morën parasysh deklaratat e avoketërve të saj, dy famëzi të botës së vjetër Beqiri-Çupi dhe medieve të PS-së, sipas të cilave, shkrimi i gazetës greke Ta Nea ishte porositur nga Tirana.

Me 4 mars 2024, KLGJ nxjerr një deklaratë tani në mbrojtje të Irena Gjokës, të një krimineleje, të një mashtruese, të një ordinere që mbante detyrën në shkelje flagrante të të gjitha ligjeve të shtetit