“Miu Griosh” rikthen në skenën e teatrit aktorët Julia Ilirjani dhe Kliton Rama
Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të sjellë në skenë shfaqjen “Miu Griosh”, vepër shqiptare e shkruar nga Odise Plaku, nën kujdesin regjisorial te Eljona Thomaraj. Datat 12-14 shtator do të ofrojnë për publikun një histori sa komike, aq edhe metaforikisht e fortë për realitetin e përditshëm, që gjen vend jo vetëm në jetën shqiptare, por në mbarë vendet e qytetërimit modern.
Tre personazhet, Diana, Alberti dhe Miu Griosh do të duhen, urrehen, festojnë e luftojnë në një shtëpi, që deri sa të shfaqet Grioshi, i takonte vetëm çiftit të bashkëshortëve. Kjo shfaqje rikthen në skenë pas shumë vitesh, aktorët Julia Ilirjani dhe Kliton Rama, në rolin e Dianës dhe Miut Griosh, ndërsa aktori Gert Ferra do të sjellë në jetë personazhin e Albertit.
Shfaqja do ta mbajë premierën ne orën 20:00 më datë 12 shtator, për ta mbyllur rrugëtimin në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me datë 14 shtator, e për të vijuar shfaqjen në qytete të tjera brenda dhe jashtë vendit.
Një premierë që nuk duhet humbur!