Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme Gazmendin, 43-vjeçarin e denoncuar nga redaksia e JOQ ALBANIA për ngacmim seksual të të miturave.
Gazmendi është arrestuar në fshatin Trush të Shkodrës aty ju jeton me familjen, nënën, gruan dhe fëmijët.
Arrestimi ka ardhur pas denoncimit që një vajzë 17-vjeçare bëri në redaksinë tonë duke treguar se si 43-vjeçari pasi i kishte shkruar vetë në Instagram kishte nisur ta ngacmonte seksualisht dhe dërgonte adoleshentes edhe video të papërshtatshme.
Pas publikimit në JOQ, Gazmendi ka kërcënuar vajzën për denoncimin e bërë, por më pas ka kërkuar falje publike dhe është shprehur se është i vetëdijshëm për pasojat e rënda që sjell një sjellje e tillë, duke theksuar se nuk do të ndodhë më kurrë.
Në një video mesazh për ndjekësit e JOQ por edhe gjithë shqiptarët, Gazmendi shprehu pendesë të thellë duke u shprehur se veprime të tilla nuk do të përsëriten më.
Ne shpresojmë që pendesa të jetë e sinqertë dhe që raste të tilla të mos përsëriten pasi askush nuk duhet guxojë të ngacmojë apo të kërcënojë më të mitur, pasi siguria e fëmijëve është vija e kuqe e çdo shoqërie.