Televizioni largon nga puna aktoren Delinda Disha, arsyeja e pabesueshme

Aktorja e humorit, Delinda Disha ka lajmëruar largimin nga ekrani i MCN-së. Delinda tashmë nuk do të jetë më bashkëmoderatore me Françeska Hysin në emisionin investigativ “Xhadat”.

Arsyeja e largimit të Delinda Dishës nga trupa e MCN-së është mospagesa në kohë. Këtë e ka bërë me dije vetë aktorja e humorit, e cila shton se kolegë të saj kanë që prej muajit prill që nu kanë marrë pagën për puën e çdo dite.

Miq, ndjekës dua t’iu lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN.tv tek emisioni investigativ “Xhadat” si moderatore.

Arsyeja e largimit: Pse kërkoja rrogën time ndërkohë tashmë ish kolegë të mi kanë pa marrë rrogën që në muajin prill”, shkruan Delinda Disha.

Delinda Disha largohet nga MCN, aktorja: Nuk mora rrogën time!

Sondazh

Aktorja e njohur Delinda Disha ka marrë pjesë në takimin përmbyllës elektoral të kryeministrit Edi Rama në Fier, duke u bërë pjesë e fushatës në mënyrën e saj unike.

Me stilin e saj të veçantë dhe një “parashikim” me nota humori, Disha deklaroi se Partia Socialiste do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 majit, madje me një rezultat konkret: 78 mandate të sigurta.

“Mos e pyet fare për datën 11 maj… s’më gënjen filxhani mua,” tha aktorja.

“Ta pashë filxhanin motra jote herën e parë, t’i gjeta të gjitha me porte, me aeroporte, me hekurudha, vetëm Shell-i na u vonua. A fillojmë më Fierin njëherë se e kam pikë të dobët. Filxhani thotë se Fierit, Antalya t’i marri të keqen, se ka për tu bërë nga Semani në Vjosë me resorte, me hotele dhe do të plasi një treg pune.  Do të hapen kateringje, një industri e madhe zhvillimi. Më del edhe një “KP” mua këtu. Është Komuna e Parisit se atje e ndërtuan fierakët dhe do të kthehen të gjithë në Fier të punojnë dhe të investojnë se do të zhvillohet turizmi.

S’më gënjen filxhani mua zemra jo. Ja ku është edhe rruga e aeroportit. Ma ndan filxhanin në mes rruga e aeroportit mua, por kemi edhe një rrugë tjetër mo zemra. Është një rrugë blu. Kam përshtypje që kjo do jetë rruga që do të mbulojë komplet me Adriatik, me Jon. Tani ta lej cik këtë unë dhe të jap motra atë porosinë ty, nuskën e fitores. Ta dhashë herën e parë dhe tani me këtë do të fitosh.

Tani ta shtypim për mandatet se e di aty më qan mua zemra. O 77 ose 78 më dalin mua. Po 78 unë them i ke të marra e vdekur. E fundit filxhani më thotë që mandati i fundit të shoh atje në Bruksel, të ngresh flamurin më të bukur në botë”, shprehet aktorja Delinda Disha.