Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur ekskluzivisht për Pamfletin detaje nga vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani në Uashington.
“Pamfleti” iu drejtua dy ditë më parë Departamentit Amerikan të Shtetit, me një kërkesë për informacion lidhur me takimin që kreu i SPAK, Altin Dumani, pati me zyrtarin e lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, në Departamentin e Shtetit.
Në përgjigjen e DASH-it për “Pamfleti”-n, thuhet se takimi i Dumanit me Hanrahan kishte në fokus goditjen e krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm, tre çështje për të cilat administrata Trump është e vendosur që t’i dërgojë përpara.
Kjo do të thotë se me “bekimin” e marrë nga SHBA, shumë shpejt do të kemi goditje të grupeve kriminale në vend, nga SPAK-u.
“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt”, thuhet në përgjigjen e DASH për “Pamfleti”-n.

Gjithashtu, ne pyetëm DASH-in nëse mbështetja e SHBA-së për SPAK-un do të vazhdojë, dhe përgjigjia e amerikanëve duket se do i’u prishë rehatinë politikanëve në Tiranë, të cilët muajt e fundit e kishin të sigurtë se administrata Trump e kishte braktisur Prokurorinë e Posaçme.
Departamenti i Shteti tha se takimi i Dumanit me zyrtarët e lartë në Uashington shërbeu gjithashtu për të forcuar bashkëpunimin në fushat ku të dyjat palët kanë interres. Një mesazh i qartë ky, se SPAK do të ketë mbështetjen e SHBA-ve, dhe se puna e Prokurorisë së Posaçme do të vijojë pa pengesa dhe ndërhyrje.
“Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, thuhet në përgjigjen e DASH për “Pamfleti”-n./Pamfleti
Televizioni largon nga puna aktoren Delinda Disha, arsyeja e pabesueshme